Përdoruesja @sanne_vberkel postoi një video në TikTok, në të cilën ajo tregoi se si përdoret në të vërtetë doreza në makinë. Pikërisht me këtë video, ajo mblodhi më shumë se 7.1 milionë shikime të përdoruesve të habitur, sepse nuk e dinin.
Videoja fillon me tërheqjen e dorezës mbi dritaren e pasagjerit përpara se të rrokulliste brenda një kapëse të vogël. Kjo kapëse e mban dorezën të fiksuar (hapur), gjë që e bën më të lehtë varjen e gjërave në të.
Videoja tregon se kjo mund të mos funksionojë njësoj në çdo makinë, por ia vlen të kontrolloni nëse dorezat e automjetit tuaj mund të fiksohen në këtë mënyrë.
Shumë përdorues të TikTok u tronditën nga kjo veçori, duke pranuar se nuk do t’u kishte shkuar kurrë në mendje. Shpejt ata zbuluan me komente se mësojnë më shumë në rrjetet sociale sesa në jetën reale.
“Çfarë?! Si nuk e kisha kuptuar deri në moshën 42-vjeçare?”, – pyeti një përdorues. Një tjetër shtoi: “TikTok më ka mësuar më shumë se shkolla”.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…