Categories: argetim

Para se të blini një shtëpi, sigurohuni për këto gjashtë gjëra

Blerja e një shtëpie, mund të jetë shpenzimi më i madh i jetës suaj dhe nuk duhet të nxitoheni. Para se të veproni duhet të siguroheni se keni bërë disa gjëra të rëndësishme. Këtu janë gjashtë prej tyre, sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme.

Kuptoni sa mund t’a përballoni një shtëpi

 

Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë personat që blejnë shtëpi për herë të parë, është blerja e një shtëpie më shumë nga sa mund t’a përballojnë. Për të shmangur rënien në këtë kurth, ekspertja e pasurive të paluajtshme Barbara Corcoran dhe ekspertë të tjerë të parave, rekomandojnë të shpenzoni jo më shumë nga sa keni buxhetin, apo nga sa mund të paguani me të ardhurat që keni. Një tjetër udhëzim popullor është, që të shpenzoni jo më shumë se 28% të të ardhurave mujore tuaja bruto. Huadhënësit e hipotekave e përdorin këtë rregull për të vlerësuar kapacitetin tuaj të huamarrjes. Nëse raporti juaj i borxhit ndaj të ardhurave tejkalon këto kufizime, mund t’ju duhet të paguani një normë më të lartë interesi.

Buxheti për kostot e mbylljes

“Gabimi më i madh që bëjnë personat që blejnë një pronë apo shtëpi për herë të parë, është se ata harrojnë se kanë nevojë edhe për kostot e mbylljes”, – thotë Corcoran. Kostot e mbylljes ndryshojnë në varësi të vendit ku jetoni dhe llojit të kredisë që zgjidhni. Llojet e tarifave që hyjnë në grupin e kostove të mbylljes janë: taksat e pronës, sigurimi i shtëpisë, interesi i kredisë me parapagim dhe sigurimi i titullit, si dhe shpenzimet si tarifa inspektimi, tarifa e aplikimit, tarifa e vlerësimit dhe pagesa që ju paguani duke tërhequr rezultatin tuaj të kreditit. Për të pasur një ide më të mirë për saktësinë e shpenzimeve tuaja, bëjini mirë llogaritë e kostos mbyllëse.

Kurse për një pagesë paraprake

Teknikisht, ju duhet të bëni llogari, para se të vendosni të merrni kredi për shtëpinë tuaj. Sa më i ulët kësti mujor, Ky është një rrjet sigurie për bankën në rast, se nuk i bëni pagesat tuaja.

Kontrolloni rezultatin tuaj të kreditit

Para se të blini një shtëpi, duhet të dini se ku jeni financiarisht. Një normë më e ulët e interesit, mund të nënkuptojë pagesa shumë më të ulëta mujore. Huadhënësit e mëdhenj shpesh kërkojnë një rezultat minimal të kreditit.

Merrni paraaprovimin e hipotekës

Një miratim paraprak analizon aftësinë tuaj kreditore, tregon se sa mund të huazoni nga huadhënësi juaj. “Për parakualifikim, ju jepni të dhëna rreth hipotekës, të ardhurat tuaja, pasuritë, borxhet dhe kredinë tuaj, por nuk keni nevojë të prodhoni ndonjë dokument për të mbështetur atë

Sigurohuni që mund të përshtateni mirë në atë lagje

“Ju nuk jeni duke blerë vetëm pronën që po kërkoni. Gjithashtu, po zgjidhni edhe lagjen ku do të jetoni. Kjo është arsyeja pse duhet të mendoheni dy herë para se të veproni. Por, përtej kësaj, ju duhet të sguroheni nëse keni nevojë për një garazh, a ka një shkollë në këtë lagje, a ka transport publik për fëmijët, spitale, a ka ndriçim, dyqane e të tjera gjëra, që janë jetësore për secilin prej jush. Dhe për të njohur me të vërtetë zonën, ekspertët sugjerojnë që t’a vizioni zonën edhe në errësirë, jo vetëm në dritë, pasi ndjesia që ju jep lagja natën mund të ndyshojë nga ajo e ditës. Prandaj sugjerohet t’a vëzhgoni dhe vlerësoni para se t’a blini atë pronë.

të fundit

Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…

4 hours ago

Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…

4 hours ago

BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak

Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke…

4 hours ago

Kosovë, Sveçla: Është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së serbe lidhur me rrëmbimin e Vukashinoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të…

4 hours ago

Opinionistja e Big Brother, Monika Kryemadhi thumb për Ilir Metën? Jo gjithmonë gratë e kanë fajin

Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Gjatë…

5 hours ago

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Raportohet se…

5 hours ago