Categories: argetimlifestyle

Numrat me fat dhe ato “ters” sipas numerologjisë kineze

Numrat simbolizojnë shpresën e njerëzve për të zgjatur momentet e lumtura sa më shumë të jetë e mundur. Sipas numerologjisë, çdo simbol mbart një lloj energjie dhe përfaqëson diçka, prandaj ne jemi gjithmonë në kërkim të atyre numrave të konsideruara me fat, që përfaqësojnë “balancën”, “ekuilibrin” dhe “mbarësinë”.

Cilat janë këto sipas numerologjisë kineze?

Të lidhura

None found

1.

Numri 1 konsiderohet si numër neutral dhe përfaqëson të qënit i vetëm (single). Jo më kot dita e beqarëve në botë festohet në 11/11. Gjërat teke shmangen në takime apo dhurata që bëhen për martesa/fejesa pasi simboli i tij shkon kundër bashkimit.

2.

Numri 2 është shumë pozitiv. Zakonisht, kur njerëzit blejnë diçka për shtëpinë e re përpiqen t’i blejnë në pako (2 copë) për balancë dhe mbarësi. Nga ana tjetër, në rrethana të trishta njerëzit përpiqen ta shmangin si numër nga frika se mos ngjarja përsëritet 2 herë.

3.

Numri 3 konsiderohet si numër pa fat në marrëdhënie. Në gjuhën kineze, numri “3” tingëllon si fjala “i veçuar” prandaj konsiderohet fat i keq nëse përfshihet në dasma apo përgjithësisht në dashuri.

4.

Edhe numri 4 konsiderohet si jo dhe aq fatsjellës në numerologjinë kineze. Njësoj si 13 për Perëndimin. Në gjuhën e tyre 4 tingëllon si fjala “vdekje”.  Kinezët përpiqen ta shmangin sa më shumë të jetë e mundur pasi e lidhin me rrethana jo të këndshme.

5.

Pesa konsiderohet si numër negativ. Në gjuhën kineze ky numër tingëllon si “asgjë” apo “jo-ekzistente” prandaj s’është fare popullor.

6.

Ndryshe nga të tjerat, 6 është numër me fat. Përfaqëson një rrugë të mbarë apo të qënit në një drejtim të mirë. Kur një biznes kërkon sukses në vendin e punës dhe harmoni, përpiqet ta integrojë sa më shumë të jetë e mundur këtë numër.

7.

Konsiderohet negati sidomos kur vjen puna tek lidhjet. Martesat nuk ndodhin kurrë në datën 7 apo në korrik, pasi lidhen me “përfundimin e gjërave” prandaj njerëzit zgjedhin të mos i nisin ngjarjet e rëndësishme në këtë kohë të vitit.

8.

Ekstremisht numër me fat! Përfaqëson prosperitetin dhe përmbushjen. Numri 88 është shumë i famshëm në kulturën kineze për shkak të energjisë që mbart dhe simbolit të ngjashëm me lumturinë e dyfishtë.

9.

Edhe 9-ta është ekstremisht numër me fat. Ka një simbolikë shumë të veçantë, zakonisht në art. Përfaqëson të qënit i plotësuar dhe pafundësinë./ Cosmopolitan

të fundit

Vance: Amerikanët nuk duhet të presin krizë të afërt, nuk ka arsye për strehimore apo rezerva ushqimore

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka reaguar ndaj spekulimeve për një krizë të mundshme në Shtetet e Bashkuara, duke përjashtuar mundësinë…

3 minutes ago

Përplasen dy trena në Pragë, dhjetëra persona mbeten të plagosur

Një aksident hekurudhor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Pragë të Çekisë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin, duke…

3 minutes ago

SHBA forcon masat e sigurisë pas sinjaleve për plane iraniane me armë radioaktive dhe kimike

Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë zbuluar informacione të reja që sugjerojnë se Irani po shqyrton mundësinë e organizimit të sulmeve…

3 minutes ago

Ambasada amerikane në Kosovë paralajmëron qytetarët për rrezik të mundshëm gjatë sezonit festiv

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një alarm sigurie për qytetarët amerikanë që ndodhen në…

4 minutes ago

Organizatat shqiptaro-amerikane i drejtohen Ramës me 10 kërkesa: T’u jepet fund arrestimeve arbitrare! Ndalni përdorimin e forcës nga policia, jepni dorëheqjen

Organizatat shqiptaro-amerikane, i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku rendisin 10 kërkesat e tyre. Në letër…

5 minutes ago

Mourinho lejon vetëm shitjen e Asencios dhe Mendyt në merkaton e janarit

Jose Mourinho ka vendosur që dy lojtarë duhet të largohen nga Real Madridi në afatin kalimtar të dimrit: Raul Asensio…

10 minutes ago