Categories: argetimlifestyle

Nga 16 prilli, pasaportë Covid-i për iPhone

Barbados do të pranojë këtë metodë në fluturimet nga Londra duke filluar nga data 16 prill.

Pasi e provoi me sukses në një fluturim ndërkombëtar midis Singaporit dhe Londrës në fillim të këtij muaji, IATA thotë se do të lëshojë aplikacionin e saj Travel Pass në mes të prillit. Softueri lejon udhëtarët e linjave ajrore të ruajnë rezultatet e verifikuara të testit COVID-19 dhe certifikatat e vaksinimit në telefonat e tyre. Shoqata tregtare tha për Reuters se pret që ta bëjë aplikacionin të disponueshëm për t’u shkarkuar në iPhone rreth datës 15 prill, që më pas do të ndiqet nga një version për Android.

Të lidhura

None found

Duke filluar nga 16 prilli, “Virgin Atlantic” planifikon të implementojë kalimin digjital në rrugën e saj nga Londra për në Barbados. Ishulli Karaibe do të pranojë aplikacionin në kufirin e tij, duke e bërë atë një nga vendet e para që pranon një leje digjitale në vend të dokumentacionit në letër.

Përveç ruajtjes së certifikatave të vaksinave dhe rezultateve të testeve COVID-19, ju mund ta përdorni softuerin për të krijuar një version digjital të pasaportës tuaj. Ai gjithashtu përfshin një bazë të dhënash të kufizimeve lokale të udhëtimit, kështu që mund të zbuloni lehtë se çfarë ju nevojitet para se të fluturoni diku. Çdo informacion personal që shtoni në aplikacion ruhet lokalisht në pajisjen tuaj dhe ekziston një kanal i sigurt, i koduar për laboratorët në mënyrë që të dërgojnë rezultatet e testit dhe konfirmimin e vaksinës.

IATA Travel Pass nuk është pasaporta e parë COVID-19. Në SHBA, ekziston Excelsior Pass New York e lëshuar javën e kaluar. IATA po pozicionon aplikacionin si një mënyrë për të përshpejtuar regjistrimet, veçanërisht tani që gjithnjë e më shumë njerëz mendojnë se është bërë mjaft e sigurt për të fluturuar përsëri. Nëse në të vërtetë do të funksionojë, do të varet nga linjat ajrore, aeroportet dhe vendet që miratojnë standardin.

të fundit

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

9 minutes ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

34 minutes ago

Ish-banorja e BBVA shtatzënë? Armela Hyseni “çmend” rrjetin: Ndonjëherë jeta të surprizon

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Armela Hyseni, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Ajo ka…

52 minutes ago

Franca bën thirrje për përfshirjen e Kinës në hapjen e ngushticës së Hormuzit

Franca ka bërë thirrje për përfshirjen e Kinës në hapjen e ngushticës së Hormuzit. Duke folur në forumin e sigurisë…

1 hour ago

Qeveria ndan 203 milionë lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht komunitetet fetare! Ja sa ka përfituar secili

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për përcaktimin e masës së financimit nga buxheti i vitit…

2 hours ago

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, ja nga kush zëvendësohet

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrea Shllaku është liruar ditën e sotme nga detyra. Në këtë detyrë është emëruar Pranvera Skana. Ky…

2 hours ago