Categories: argetimlifestyle

Nëse nuk keni syze optike tani, ndoshta do të keni së shpejti

Kiran Vyas, një okulist në Kinë, thotë se po sheh një tendencë në rritje të fëmijëve, të rinjë dhe njerëzve në përgjithësi që po vënë syze.

“Nuk janë vetëm të rriturt e një moshe të caktuar që ankohen për shikimin, fëmijët tani, më shumë se kurrë, po vijnë për të vendosur syze”, shprehet ai.

Rezulton se miopia ka qenë një shqetësim në rritje gjatë pandemisë, veçanërisht tek fëmijët. Një studim i botuar në fillim të këtij viti në JAMA Ophthalmology, duke përdorur të dhëna nga Feincheng, Kinë, raportoi se miopia tek fëmijët e moshës 6 deri në 13 vjeç u rrit deri në tre herë në 2020-ën nga periudha midis 2015 dhe 2019.

Autorët analizuan gati 195,000 rezultate të provave nga shqyrtimet e shikimit në shkollë, të mbledhura për gjashtë vjet. Ata zbuluan se jo vetëm që miopia po përkeqësohet, por duket se është edhe më e përhapur: Vetëm 5.7% e fëmijëve u gjetën të kishin miopi në 2015-2019; vitin e kaluar, kjo u rrit në 21.5%. Në vitin 2018, 15.2% e shtatëvjeçarëve dhe 27.7% e tetëvjeçarëve kishin miopi. Këto shifra u rritën në 26.2% dhe 37.2%, përkatësisht, në vitin 2020.

Autorët përmendën rezultatet e tyre si provën e parë që mbyllja në shtëpi gjatë Covid dhe aktiviteti i zvogëluar në natyrë shoqërohet me përkeqësimin e shikimit. Edhe pse nuk ka të dhënat të sakta për kohën e kaluar në kran, punën online etj – përsëri, ndryshimi i 2020-ën në krahasim me vitet e mëparshme është i jashtëzakonshëm.

Kolegji i Optometristëve në Mbretërinë e Bashkuar raportoi këtë javë se gati një e treta e Britanikëve (31%) thonë se shikimi i tyre ishte përkeqësuar gjatë pandemisë.

Miopia është çrregullimi më i zakonshëm i syrit dhe një shkak kryesor i dëmtimit të shikimit tek fëmijët. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar që prevalenca është në rritje – vlerësohet se do të prekë 52% të popullsisë botërore deri në vitin 2050. Pandemia, me siguri do ta përkeqësojë këtë trend.

Tags: optikeSyze

të fundit

Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplas motorin, raportohet për një të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 4 të qytetit të Korçës. Mësohet se një makinë ka përplasur…

9 minutes ago

Probleme për kombëtaren para ndeshjes ndaj Serbisë, dëmtohet mbrojtësi kuqezi

Marash Kumbulla është dëmtuar në ndeshje që Mallorca luajti ndaj Atletico Madrid në kampionat. Mbrojtësi i Kombëtares u detyrua të…

25 minutes ago

Veshjet tradicionale shqiptare shfaqen për herë të parë në paradën e “Oktoberfest” në Mynih

Veshjet tradicionale shqiptare janë shfaqur për herë të parë në parakalimin e Oktoberfest, një nga festivalet më të njohura dhe…

43 minutes ago

Funerali i Charlie Kirk, 200 mijë njerëz të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit, prezent edhe Trump

E gjithë vëmendja e publikut amerikan është përqendruar në funeralin e Charlie Kirk, aktivistit që u vra më 10 shtator.…

1 hour ago

Njohja e Palestinës si shtet nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja, reagon Hamasi: Moment historik, fitore morale dhe politike

Pas njohjes së Palestinës si shtet nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja, kanë ardhur reagime edhe nga Hamas-i, të…

2 hours ago

Xheneta largohet nga “E diell” pas ardhjes së Eglit? Zbulohet e vërteta

Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan zëra se Xheneta Fetahu nuk do të ishte më pjesë e “E Diell”, pas…

2 hours ago