Categories: argetimlifestyle

Në mbretërinë e errët të Akrepit, njihuni me karakteristikat e shenjës më misterioze të horoskopit

Akrepi është një ndër shenjat më interesante të zodiakut, e njëkohësisht edhe një ndër më të vështirat. Doni të dini se ç’fsheh kjo shenjë? Zbulojeni si më poshtë: Akrepi është një shenjë shumë emocionale, kërkuese dhe ekspresive.  Shpesh kërkon të kontrollojë një lidhje, aq sa bëhet edhe agresiv/agresive.

Femra Akrep: Femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme që është e pamundur ta injorosh. Është mbretëreshë e transformimit, mashtruese e dashurisë, dhe dinake. Di të jetë shumë misterioze, tinëzare, provokuese, por edhe emocionale. Akrepi femër është një grua ose vajzë flirtuese. S’do t’ia jepte zemrën lehtë një mashkulli, pasi për të është shumë e rëndësishme që ai t’i fitojë besimin paraprakisht.

Mashkulli Akrep: Është po ashtu natyrë shumë pasionante, mjaft dominues në lojërat e dashurisë dhe në shtrat. Bën gjithçka për ta kënaqur në shtrat partneren e tij, sepse fantazitë e tij seksuale nuk kanë kufi. Është e vështirë ta studiosh dhe ta kuptosh, është tmerrësisht i fshehtë.

Marrëdhëniet më të mira

Akrep – Akrep: Duke qenë të dy shenja uji kanë mundësi ta kuptojnë njëri-tjetrin që në ajër, por në të njëjtën kohë lidhja me të njëjtën shenjë është e rrezikshme, sepse krenaria që e karakterizon Akrepin është mjaft e fortë dhe ndonjëherë është e vështirë të gjendet se cili duhet të tolerojë në raste te veçanta. Megjithatë, lidhja Akrep-Akrep është ndër lidhjet më të forta dhe më emocionale.

Akrep – Virgjëreshë: Është një marrëdhënie që funksionon mjaft mirë për shkak se janë shenja që e admirojnë njëra-tjetrën dhe të dyja kanë një etikë pune për t’u admiruar. Edhe në një lidhje dashurie përpiqen që ta respektojnë në maksimum njëri-tjetrin dhe pothuaj gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.

Akrep- Peshqit: Këto dy shenja kanë një tërheqje të menjëhershme, por kjo nuk zgjat shumë, sepse Peshqit fillojnë e bëhen posesivë me kalimin e kohës dhe kjo është krejt e papranueshme për Akrepin. Sido të jetë, ky bashkim është një lidhje që funksionon mirë dhe shpeshherë është jetëgjatë.

Marrëdhëniet më të këqija

Akrep – Dash: Është një marrëdhënie e cila duhet shmangur, sepse shenjat që posedohen nga Marsi duan të kenë vazhdimisht kontroll mbi gjithçka. Kështu që si Dashi, edhe Akrepi do të jenë gjithmonë në luftë për të pasur frenat në dorë për gjithçka në jetën e tyre.

Akrep – Binjakët: Binjakët bëhen xhelozë për lirinë e Akrepit dhe kjo është një shenjë e keqe, e cila i bën Akrepët agresivë. Ata duan të jenë gjithmonë të parët, nuk e kufizojnë veten përballë asnjë shenje tjetër.

Akrep – Shigjetar: Kjo është një marrëdhënie e pasigurt në shumë raste dhe shpesh ndeshet me debate të ashpra, sepse trillet e Shigjetarit hera-herës bëhen të padurueshme për Akrepin dhe e bën atë të nxjerrë anën e vet më të keqe. Po e bëri këtë, situata bëhet shumë e vështirë.

të fundit

I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova!

Françeska Murati ka bërë reagimin e parë publik pasi në rrjet u tha se shtëpia e saj e re në…

7 minutes ago

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

Ledri Vula në një intervistë për ‘Pushime on Top’ me Eni Shehun, ka folur në lidhje me projektet e tij…

46 minutes ago

Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është në negociata me Rubin Kazanin për rinovimin e kontratës, pasi klubi rus…

50 minutes ago

Iran-Izrael, Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore e diktuar nga aventurizmi i Tel Avivit, ka marrë fund

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli.…

1 hour ago

Osmani takim me Rohde: Moskonstituimi i institucioneve ka implikime në procese të tjera të rëndësishme për vendin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet…

1 hour ago

Ashpërohet gara për shërbimet e Ardon Jasharit, Man United rivalizon Milanin

Manchester United ka hyrë në bisedime me përfaqësuesit e mesfushorit të Club Brugge, Ardon Jashari, sipas Mirror. Mesfushori ka tërhequr…

1 hour ago