Categories: argetim

Në cilin vend të Europës po ndalohet përdorimi i barit artificial?

Një peticion i fundit i paraqitur në Mbretërinë e Bashkuar bëri thirrje për ndalimin e shitjes së barit artificial (tapeteve të barit). Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje rreth ndikimit në mjedis të “gjelbërimit plastik”.

A jeni tunduar ndonjëherë nga ideja e një lëndine me gjelbërimin perfekt, pa asnjë copë toke me bimësi të zverdhur atëherë kur moti ngroh? Apo një bimë të këndshme të cilën mund ta vendosësh në parvazin e dritares për dekor e të mos kesh nevojë ta ujisësh përditë?

Të lidhura

None found

Rezulton se ndikimi në mjedis i këtij “gjelbërimi plastik” mund të jetë shumë më i keq nga ç’mendoni.

Pse duhet të ndalohet shitja e barit artificial?

Peticioni sugjeron se bimët natyrale dhe bari janë elementë kyç për një ekosistem të shëndetshëm.

“Ndalimi i shitjes së barit artificial mund të jetë një hap i vogël drejt rritjes së biodiversitetit në Mbretërinë e Bashkuar, duke zvogëluar gjurmën tonë të karbonit dhe duke ndihmuar popullatën tonë të insekteve dhe kafshëve të egra gjithnjë e në rënie,” – thekson ky peticion.

29.321 pjesëmarrës nënshkruan duke argumentuar se bari artificial krijon vëllime të mëdha plastike të cilat jo gjithmonë mund të riciklohen.

Tapetet e gjelbër kanë edhe efekte të tjera duke shkaktuar përmbytje dhe mbinxehje të tokës, duke i bërë sipërfaqet e mëdha të cilat mbulojnë, jo funksionale.

Një peticion i ngjashëm në Mbretërinë e Bashkuar u publikua në shtator të vitit 2020 dhe në atë kohë mblodhi 11.667 nënshkrime.

“Ne preferojmë të inkurajojmë njerëzit të bëjnë zgjedhjen e duhur, në vend se të ndalojmë shitjen e plotë të një artikulli të caktuar,” – ishte përgjigja e qeverisë për peticionin e vitit të shkuar.

Sa miqësor me mjedisin është gjelbërimi artificial?

Përveç kursimit në përdorimin e ujit (që bimëve natyrale u duhet) dhe energjisë elektrike (që duhet për të kositur barin), ndikimi në mjedis i barit dhe bimëve artificiale nuk është aspak pozitiv.

jë person i cili po pret një pjesë nga tapeti i barit artificial. Foto: Canva

Çfarë ndodh me këto bimë artificiale kur konsumohen dhe ne nuk i duam më? Do të përfundojnë në plehra por se sa do të kenë mundësi të riciklohen kjo nuk dihet.

I gjithë procesi i krijimit të gjelbërimit artificial, nga prodhimi i pjesëve plastike deri tek ngjyrosja e tyre me ngjyrën e duhur në fabrikat e mëdha, është një tjetër shqetësim që duhet mbajtur parasysh.

Po sikur ta linim natyrën të bënte punën e saj pa asnjë ndërhyrje njerëzore?

të fundit

“Më shqetëson ku po shkon Europa”, Rama: Në vend që të fajësojmë duke drejtuar gishtin te Trump, na duhet të rivlerësojmë veten

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një paneli gjatë vizitës së tij në Estoni. Duke folur për panelin e konferencës…

6 minutes ago

SPAK goditi grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine/ Lënda narkotike përzihej me lëndë të tjera me qëllim maksimizimin e fitimeve

SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte heroinë në Shqipëri dhe Danimarkë. Hetimet lidhur me këtë…

21 minutes ago

Favorizuan ndërtimet pa leje, AMP në aksion në jug të vendit, priten arrestime të disa efektivëve të policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore këtë të premte ka zhvilluar një operacion në Sarandë, Ksamil dhe zona të tjera përreth, në…

47 minutes ago

Butrint Imeri merr vendimin e papritur, lëvizja e tij më e fundit i befason të gjithë

Artisti Butrint Imeri ka befasuar me lëvizjen e tij më të fundit pasi ka fshirë çdo postim e foto në…

1 hour ago

Studentët shqiptarë në Shkup paralajmërojnë tubimin e radhës, Lorik Cana u del në krah: Gjuha është një nga shtyllat e Identitetit

Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar protestën e radhës, duke kërkuar të drejtën legjitime për ta zhvilluar provimin e jurisprudencës…

1 hour ago

Adioni do të rikthehet sonte në Ferma VIP? Ja çfarë pritet sot

Dyshimet për një rikthim të mundshëm të Adionit në shtëpinë e Ferma VIP kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në…

2 hours ago