Categories: argetim

Mënyra se si ka ndryshuar “bukuria ideale” e gruas 6 dekadat e fundit (FOTO LAJM)

Si rezultat, zonjat kanë fituar një fizik më joshës, të lakuar.

Është gjithmonë interesante të vëzhgohen ndryshimet që pësojnë idealet e bukurisë femërore me kalimin e kohës, dhe se si njerëzit përshtaten me këto ndryshime, shrkuan Class Life.

Sipas një studimi të fundit, nga një markë e njohur britanike, tiparet e një bukurie ideale kanë ndryshuar në këtë mënyrë, transmeton lajmi.net.

Në gjashtë dekadat e fundit, pesha mesatare për gratë është rritur me 12 kilogram. Kjo është e kuptueshme pasi gjatësia mesatare e gruas është rritur me 8 cm. Si rezultat, zonjat kanë fituar një fizik më joshës, të lakuar.

Gjinjtë e grave janë rritur, mesatarisht, me 2 madhësi. Në vitet 1950, zonjat ishin më të vogla dhe kishin një bel 15 cm më të hollë se sa është norma tani.

Ata gjithashtu kishin një madhësi këmbe tre herë më të vogël se mesatarja e sotme. Në vitin 1957, gratë vishnin rroba me madhësi 8. Deri në vitin 2017, madhësia mesatare është rritur në 12.

Ekspertët që kryen studimin besojnë se këto transformime janë të lidhura me përmirësimin e përgjithshëm të cilësisë së jetës së grave.

Gratë sot fitojnë më shumë para, bëjnë një mënyrë jetese më të shëndetshme, ushtrohen më shpesh dhe shijojnë një dietë më të mirë.

Në vitin 1957, mesatarisht, një grua konsumonte afërsisht 1,800 kalori në ditë. Në vitin 2017, e njëjta statistikë qëndron në rreth 2,300 kalori. Kështu që bukuroshet e ditëve moderne kanë shumë arsye pse duhet të jenë të lumtura!

të fundit

Rita Ora flet për periudhën e vështirë kur nëna e saj Vera u diagnostikua me sëmundjen e rëndë

Rita Ora ka folur hapur për vitet e saj të “vështira” si adoleshente, kur jeta e saj “u shemb” pasi…

4 minutes ago

Mediat izraelite: Trump dhe Netanyahu janë pajtuar që lufta në Gaza të përfundojë brenda dy javësh

Pas sulmit amerikan ndaj Iranit para pak ditësh, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump ranë dakord për…

12 minutes ago

Aksident në autostradën Fier – Vlorë, automjeti del nga rruga/ Tre persona përfundojnë në spital

Një tjetër aksident është regjistruar këtë mesditë, i cili ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00…

15 minutes ago

Kryeministri Rama rikthehet në Kuvend pas disa muajsh mungesë, opozita “braktis” sallën

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u rikthye këtë të enjte në Kuvend, pas disa muajsh mungesë në seancat plenare. Hera…

41 minutes ago

Melinda Ademi publikon imazhe në momentet më të ëmbla me të dashurin e saj

Melinda Ademi, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, duket se po kalon një nga periudhat më të…

50 minutes ago

Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre

Zjarrfikësit grekë janë përballur me një vatër zjarri që ka prekur shtëpitë afër qytezës detare të Palaia Fokaias, 40 kilometra…

60 minutes ago