Categories: argetim

Luksi në qiell, hoteli më i lartë në botë me një restorant në katin e 120-të (FOTO LAJM)

165 dhomat luksoze të Hotelit J zënë katet e fundit të Kullës Shangai, 632 metra të lartë në rajonin financiar të qytetit.

 

  • Hoteli më i lartë luksoz në botë, që krenohet me një restorant në katin e 120-të, është hapur për vizitorët në Shangai
  • Hoteli J ka 165 dhoma në katet e fundit të Kullës Shangai 632 metra të lartë në rajonin financiar të qytetit
  • Hoteli luksoz gjithashtu mburret me një shërbim 24/24 orë dhe ashensorin më të shpejtë në botë, i cili lëviz me 18 metra në sekondë
  • Një natë në një suitë ‘J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (7,443 paund

Hoteli më i lartë luksoz në botë, që krenohet me një restorant në katin e 120-të dhe shërbim personal 24/24 orë, është hapur në Shangai për vizitorët që nuk i frikësohen çmimeve të larta dhe që mbi të gjitha kanë qejf lartësitë.

165 dhomat luksoze të Hotelit J zënë katet e fundit të Kullës Shangai, 632 metra të lartë në rajonin financiar të qytetit.

Ashensorët  lëvizin me një shpejtësi rekord prej 42.8 km/orë ose 18 metra/s. Hoteli është më i larti në botë dhe ndodhet në ndërtesën e dytë më të lartë në botë pas Burj Khalifa të Dubait (830 metër).

Kulla e Shangait është ndërtesa e dytë më e lartë në botë pas Burj Khalifa e Dubait (830 metër e lartë).

Hapja e hotelit u vonua pjesërisht nga pandemia e koronavirusit, por tani hoteli ka filluar të presë vizitorët e pasur të cilët kanë në dispozicion një shërbim të dedikuar 24/24 orë.

Klientët e rregullt gjithashtu mund të shijojnë një nga shtatë restorantet, baret, spa-të, pishinën në katin e 84-të dhe të gjitha pjesët e tjera të hotelit luksoz.

Suitat e Hotelit J ofrojnë një pamje të jashtëzakonshme të qytetit, por ato nuk janë të lira. Nga e Shtuna, një natë në një ‘Suitë J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (£7,443).

Nuk është i lirë. Për të festuar hapjen e tij, Hoteli J po ofron një ‘çmim special’ prej 3,088 juanësh ($450 or £343) një natë, por çmimet për 34 suitat e tij janë në stratosferë.

Një natë në një suitë ‘J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (£7,443)

Hoteli është pjesë e Jin Jiang International Hotels, një grup i madh shtetëror kinez.

“Në ditën e hapjes sonë, edhe faqja në internet ishte e mbingarkuar nga vizitorët që kishin interes të madh për të ardhur dhe për të vizituar hotelin tonë,” tha znj. Renee Wu, drejtore e shitjeve dhe marketingut.

Klientët e rregullt gjithashtu mund të shijojnë një nga shtatë restorantet (përfshirë restorantin në foto Jin Yan), baret, spa-të, pishinën në katin e 84-të dhe të gjitha pjesët e tjera tipike të një hoteli të nivelit të lartë.

të fundit

KQZ ndan fondet për forcat politike, bazuar në rezultatet e 11 Majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kompesojë Lëvizjen Bashkë, Partinë Mundësia, Partinë Shqipëria Bëhet dhe Koalicionin Euroatlantik, për votat që…

28 minutes ago

Çfarë po ndodh në Gramsh? Denoncojnë banorët: Vatër zjarri aktive që në mëngjes, askush s’ka ardhur ta shuaj

Që prej mëngjesit të ditës së sotme, është regjistruar një vatër zjarri në periferi të Gramshit. Ndërkohë, banorët denoncojnë se…

48 minutes ago

Ironia e Lutfi Dervishit: Opozita duhet ta quaj veten fatlume, “Diellit” s’i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, do t’i lërë pa rroga

Nga; Lutfi Dervishi Ditar i Ministres Diella – Dita 1 Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në…

1 hour ago

Drejtori sportiv i Barcelonës Deko flet për Lamine Jamal: Ai shënon një epokë, si Ronaldo dhe Mesi!

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko, dha një intervistë për Lance, në të cilën diskutoi gjithashtu disa nga lëvizjet e ardhshme…

2 hours ago

Emri/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” kërcënon drejtorin e Spitalit të Durrësit

Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, sic njhet ndryshe Pëllumb Muharremi “i forti i Sukthit”, është shoqëruar në komisariatin e Durrësit,…

2 hours ago

Kush i propozoi Egla Cenos? Aktorja e njohur: Më doli fati… (FOTO)

Aktorja e njohur Egla Ceno, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, e cila ndan me ndjekësit…

2 hours ago