argetim

Ky është rrjeti social më dezinformues në botë

Referuar studimit më të fundit të Komsionit Evropian, platforma “X” (e quajtur Twitter më herët), ka përqindjen më të madhe të dezinformimit nga gjashtë rrjetet më të mëdha sociale në botë.

Në studim u morën mbi 6 mijë postime të ndryshme të rrjeteve sociale në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, X dhe YouTube. Studimi analizoi përmbajtjen në tre vende që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara nga dezinformimi – Spanja, Polonia dhe Sllovakia.

“Platforma me përqindjen më të madhe të dezinformatave, që do të thotë përqindja e përmbajtjes së ndjeshme të përbërë nga dezinformata, ishte X. YouTube kishte nivelin më të ulët”, thuhet në studim.

Studimi u krye nga TrustLab, një start-up për monitorimin e dezinformatave, si pjesë e punës për të mbështetur kodin e praktikës së BE-së për dezinformimin.

“X” do t’i nënshtrohet Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) që regullon sjelljen e platformave të mëdha teknologjike. Kompanitë që nuk e respektojë atë, mund të gjobiten deri në 6% të xhiros globale që kanë.

të fundit

Historike/ Luksemburgu, shteti i parë në botë që ofron transport publik falas në të gjithë vendin

Luksemburgu ka hyrë në histori, duke u bërë vendi i parë në botë që ofron transport publik falas në shkallë…

2 minutes ago

Moti i keq godet Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare

Pasditen e djeshme, moti i keq që goditi periferitë jugore të Atikës të Greqisë rezultoi vdekjeprurës, pasi një grua 56-vjeçare…

14 minutes ago

Trabzonspori ka marrë ofertë për të shitur Muçin/ Presidenti i klubit zbulon detajet e kontratës: Na mjaftojnë 1,5 apo 2 milionë euro

Ernest Muçi, do të bëhet shumë shpejt një lojtar i Trabzonsporit edhe zyrtarisht, pasi klubi ka ndër mend të paguajë…

18 minutes ago

GJKKO e pezulloi nga detyra, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Ballukun, SPAK kërkon ta arrestojë për abuzimet me tenderat

Ditën e sotme, në Gjykatën Kushtetuese zhvillohet seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda…

1 hour ago

SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka/ BIRN: Aktet e Prokurorisë së Përgjithshme, do t’i vendosen në dispozicion KLGJ-së

Prokuroria e Posaçme, deklaroi se kishte regjistruar një procedim pas kallëzimit të depozituar nga PD, ndërkohë që Këshilli i Lartë…

1 hour ago

Qeveria mban të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, parashikime jo realiste

Në kuadrin e ri makroekonomik, 2027-2029, qeveria mbajti të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, me pritshmëri zgjerimi 4% këtë vit,…

2 hours ago