Ju pëlqen dhe ju të jeni të famshëm?
Epo, që ta dini fama nuk kërkon vetëm punë të palodhur, por edhe pak fat.
None found
Sipas astrologjisë janë tre shenja që kanë më shumë gjasa të bëhen të famshme.
Luani
Kush nuk i do dhe nuk i admiron Luanët? Ata janë rrezikues, udhëheqës të lindur, karizmatikë dhe fati tenton t’i favorizojë shumicën e kohës. Nga Barack Obama, tek Jennifer Lopez, shumë të famshëm janë Luanë në zodiak.
Astrologjia sugjeron se fati është gjithmonë në anën e Luanëve dhe më shpesh nga ç’mendojnë, ata bëhen ylli i ndritshëm i grupit të tyre. Gjithashtu ata shpesh e marrin atë që dëshirojnë, sepse kurrë nuk ngurrojnë të punojnë për të arritur drejt saj.
Akrepi
Njerëzit në shenjën e Akrepit shpesh e hapin vetë rrugën drejt suksesit. Mund të mos jenë të bekuar nga Zoti me të gjitha lukset në jetën e tyre, por ata arrijnë ta drejtojnë vetë suksesin.
Nëse jeni një Akrep, ka shanse që të ndiheni të dominuar nga ëndrrat dhe aspiratat. Njerëzit e kësaj shenje ëndërrojnë gjëra të mëdha dhe ëndërrojnë shpesh. Ata vazhdimisht i kujtojnë vetes qëllimet e tyre dhe përfundojnë duke i arritur ato.
Shigjetari
Shigjetarët janë shpesh njerëz që shqetësohen për veten. Për ta, imazhi dhe statusi i tyre ka shumë rëndësi. Në ndjekje të kësaj, ata janë gati të bëjnë gjithnjë e më shumë. Ata duan ta dëshmojnë vlerën e tyre dhe nuk mbeten kurrë pas të tjerëve.
Shigjetarët duan të jenë të parët në gjithçka dhe kjo uri i ndihmon ata të afrohen drejt qëllimeve të tyre. Njerëzve të kësaj shenje u pëlqen ta shijojnë suksesin dhe të kënaqen për një kohë të gjatë.
Shënim: Këto atribute janë të përgjithshme dhe janë të fokusuara kryesisht në cilësitë tuaja zodiakale; të gjitha tiparet e mësipërme mund të mos jenë domosdoshmërisht të vërteta për ju.
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…
Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…
Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…
Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…