Categories: argetimlifestyle

Kush e kërkon më shumë një punë në administratë, gratë apo burrat?

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga aplikimet që janë bërë për të plotësuar vendet e lira në administratën publike, të paktën 64% janë bërë nga femrat kundrejt 36% nga meshkujt.

Gratë janë më të interesuara për të punuar në administratën publike. Interesi për të qenë pranë administratës është vërejtur historikisht në tregun e përgjithshëm të punës nga të dyja gjinitë, madje në disa raste është kritikuar edhe nga vetë qeveria si tendencë, shkruan Monitor.

Të lidhura

None found

Kjo lidhet më tepër me faktin që puna në administratë shihet si më e sigurt, me të ardhura më të qëndrueshme e pa vonesa, si dhe me orare fikse e fundjava pushim, në ndryshim nga puna në privat, e cila jo gjithmonë gëzon përfitime të kësaj natyre në një pjesë të mirë të pozicioneve.

Pikërisht këto arsye duket se orientojnë vetvetiu femrat të kenë më shumë interes për punën në administratë, duke parë edhe si një mënyrë më të lehtë për të menaxhuar anën tjetër që lidhet me familjen.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga aplikimet që janë bërë për të plotësuar vendet e lira në administratën publike, të paktën 64% janë bërë nga femrat kundrejt 36% nga meshkujt.

Interesi për punën në administratë shënoi rekord në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare, kur ka pasur mesatarisht rreth 24 aplikime për një pozicion. Bazuar në 29497 aplikime në total, për 1237 pozicione të shpallura, tregues i cili ka ardhur në rritje në krahasim me vitet e mëparshme.

Për shkak të situatës së pandemisë, rekrutimet në vitin 2020 u bënë edhe online. DAP raportoi se sa u takon pozicioneve, rreth 76%e pozicioneve i përkasin nivelit ekzekutiv, pra nivelit bazë të pozicioneve në shërbimin civil dhe nga ku, me procedurë normale, hyjnë të gjithën nëpunësit e rinj të cilët i bashkohen administratës. Ndërkohë, rreth 17% e pozicioneve të përfshira në planin vjetor të rekrutimit i përkasin kategorisë së ulët drejtuese, rreth 6.7 % kategorisë së mesme dhe 0.3% Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues

Në vitin 2020, sipas INSTAT, rezultuan të punësuar 1 131 295 persona sipas sektorëve në tregun e punës. Nga këta buxhetorë, paraqiten të paktën 175 443.

Të njëjtat të dhëna tregojnë se në vitin 2020 në tregun e punës janë regjistruar si punëkërkues të papunë mbi 43.6 mijë femra, kurse meshkuj mbi 39.2 mijë.

Tags: burragrapune

të fundit

Arsenal përgatit gjashtë lëvizje për verën, Rogers mbetet mes objektivave kryesorë në ‘Emirates’

Arsenal raportohet se po punon për deri në gjashtë marrëveshje transferimesh gjatë kësaj vere, me sulmuesin e Aston Villës, Morgan…

3 minutes ago

Berisha flet për shpalljen non-grata të Ikballe Hudutit dhe shpjegon foton me Ahmedinaxhadin

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, reagoi për shpalljen non-grata të Ikballe Hudutit, ndërsa sqaroi edhe arsyen pse ajo është fotografuar…

3 minutes ago

Qeveria i jep falas 88.5 hektarë në Vlorë kompanisë turke RAMS Albania

Në mbledhjen e 30 qershorit, Këshilli i Ministrave miratoi transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të…

4 minutes ago

Vllaznia bie sërish në testet miqësore, Lokomotiva e Zagrebit përmbys shkodranët në Slloveni

Lokomotiv Zagreb - VllazniaVllaznia është mposhtur përsëri në miqësore [...]Read More...

8 minutes ago

The trial in the “Pulse” case continued today with SSI evidence, next hearing on July 6

Me prezantimin e provave materiale nga Prokuroria sot në seancën gjyqësore në “Idrizovë” vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”,…

13 minutes ago

Skopje Airport installs modern security scanners; electronic devices will no longer need to be removed from bags

Aeroporti i Shkupit ka lëshuar në përdorim skanerët e rinj të sigurisë, dy tomografitë kompjuterike, në vlerë prej rreth 1…

13 minutes ago