Një çift në Angli kanë fituar plot 184 milionë paund apo 228 milionë dollarë, në një lotari të përjavshme, duke siguruar shumën më të lartë të fituar ndonjëherë në një lojë fati dhe duke thyer çdo rekord në Britaninë e Madhe.
Çifti i bashkëshortëve jeton në qytezën e vogël të Cheltenham në Angli. Biletën, Joe dhe Jess e kishin blerë më 10 maj, krejt rastësisht. Joe tha se e kuptoi që kishte fituar teksa nisi të kontrollojë biletën në orën 05:00 të mëngjesit, teksa kishte nxjerrë shëtitje qentë e tij.
Të dy, burrë e grua, thanë se do ta lënë punën e se do të shfrytëzojë paratë e fituara për të shijuar udhëtime qark botës, bashkë me familjen e miqtë e tyre. Thonë se do ta nisin nga Havai, ëndrra e tyre që në fëmijëri.
Rekordi i mëparshëm i fituar në një lotari në Britani ishte në 170 milionë paund. Mediat në Angli thonë se tashmë çifti Thwaite janë më të pasur edhe se vetë Adele, këngëtarja më e pasur e Britanisë së Madhe. /A2CNN
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin…
Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.…
Një natë tmerri dhe frike ishte mbrëmja e 12 gushtit për banorët e Delvinës. Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive…
Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan…
Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…
Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja…