Komisioni Europian ka hapur një hetim antitrust për të vlerësuar nëse Facebook ka shkelur rregullat e konkurrencës duke përdorur të dhëna reklamuese të mbledhura veçanërisht nga reklamuesit, për të konkurruar me ta në tregjet ku Facebook është aktiv, siç janë reklamat e klasifikuara.
Hetimi do të hetojë, gjithashtu, nëse Facebook lidh shërbimin e tij të reklamave, Marketplace, me rrjetin social, duke shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së.
None found
“Pas një hetimi paraprak, KE ka frikë se Facebook do të shtrembërojë konkurrencën për shërbimin e reklamave në internet”, shkruan ekzekutivi i BE-së. “Në veçanti, ai mund të përdorë të dhëna të marra nga ofruesit konkurrues, që operojnë në platformën e saj, për të ndihmuar Marketplace të mposhtë konkurrencën”, shtoi ai.
Facebook përdoret nga gati tre miliardë persona në baza mujore dhe nga gati shtatë milionë kompani që reklamojnë. Ai mbledh sasi të mëdha të dhënash mbi aktivitetin e përdoruesit, duke e lejuar atë të drejtojë grupe specifike të klientëve.
Ndërtimi pa leje që u zbulua nga policia të enjten në Sarandë, dyshohet se është bërë shkak për ngjarje kriminale…
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar në Sarandë, ku u arrestuan drejtues dhe punonjës policie…
Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse…
Sonte, në skenën madhështore të finales së Eurovision Song 2026, Shqipëria do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”, një…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni kishte lejuar tre tankerë kinezë që transportonin naftë iraniane të kalonin nëpër…
Në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri, monedhat kryesore kanë shënuar këto nivele të kursit të sotëm. Dollari amerikan blihet…