argetim

Kjo shenjë do ketë një ditë të qetë! Horoskopi për ditën e enjte

Dashi

Jeni njerëz të thjeshtë prandaj keni mungesë taktike në lidhje me marrëdhëniet me
njerëzit. Kjo mund t’iu lëndojë në disa raste. Thjeshtësia do të mbizotërojë mbi
mashtrimet. Mbajeni ndjeshmërinë nën kontroll. Nesër mund të kaloni kohë të mirë me njerëzit më të dashur.

Të lidhura

None found

Demi

Jeni elokuentë në të folur dhe jeni të arsyeshëm. Por këto aftësi mund të mos dalin në pah për shkak të pasigurive tuaja. Mundohuni të shkoni me rrymën dhe kësaj here mos kundërshtoni. Eksperiencat do t’iu mësojnë më shumë se sa krenaria juaj.

Binjakët

Jeni një forcë që nuk mundeni nesër. Edhe pse do të keni kundërshtime, do të jeni në gjendje t’i përballoni. Nesër është dita për të përfunduar atë që keni kohë që doni ta bëni sepse askush nuk mund t’iu ndalojë nesër.

Gaforrja

Duket një ditë e komplikuar. Mund të ndryshoni shtëpi ose punë. Mos u mërzisni, diçka po ndryshon. Nesër do të merrni ndihmë fshehurazi nga një njeri që ju do të mirën.

Luani

Besojini instinkteve nesër. Edhe nëse një i afërm nuk është dakord me ju dhe ndjek një rrugë tjetër, ju duhet të mbani drejtimin tuaj. Do të jetë vendim i vështirë, por së shpejti do të merrni edhe përfitimet. Mbajini veshët dhe sytë hapur për të kapur çdo mundësi që mund t’iu vijë.

Virgjëresha

Çdo përballje që keni tashmë është e karakterizuar nga një dallgë energjie dhe qëllimi. Kualiteti i marrëdhënieve do t’iu përmirësojë dukshëm. Mund të viheni në kontakt me dikë që do t’iu ndryshojë jetën financiarisht dhe shpirtërisht. Do të shikoni më mirë karakterin dhe kjo do t’iu ndihmojë për vendimet që do të merrni në jetë. Duhet ta përdorni këtë mundësi për të kuptuar veten tuaj.

Peshorja

Koha për të zgjedhur mes qejfit dhe lirisë. Do të jeni të lirë kur të keni sensin e
përgjegjësisë. Puna e madhe do t’iu shpërblehet vonë megjithatë mos u ndalni. Mos kini problem kur vjen puna tek situata financiare. Do të përmirësohet gradualisht.

Akrepi

Shikoni shumë kaos dhe konfuzion. Por kjo është vetëm pjesa sipërfaqësore. Dalëngadalë do të filloni edhe të gjeni arsyen e gjërave. Merrni kohën tuaj dhe ndiqni trendet e kohës. Ndryshimi është i pashmangshëm dhe kjo do të rrisë kapacitetin tuaj për të vendosur vetë të ardhmen.

Shigjetari

Dita mund të jetë konfuze me gjithë mundësitë e ndryshme që do të dalin nga të gjitha anët nesër. Megjithatë mundohuni të mos mbimendoni ose të kënaqni të gjithë. Ndiqni zemrën në situatat e vështira.

Bricjapi

Nesër do të merrni hapin e parë për të shlyer një detyrim ose të ktheni një ndere. Bëhet fjalë për çështje financiare, por edhe shpirtërore. Por kjo s’do të thotë që detyrimet tuaja ndaj të tjerëve përfundojnë neser. Megjithatë veprimet e nesërme do t’iu bëjnë të ndiheni më të lehtësuar në fund të ditës.

Ujori

Jini të sjellshëm dhe respektoni besimin e njerëzve që kanë ndaj jush. Suksesi është në rrugën tuaj, por mos bëni gabime kur vjen puna për të marrë masat e nevojshme. Jeta është e paparashikueshme prandaj mos u lëkundni nga pengesat që do iu dalin.

Peshqit

Qetësia dhe harmonia do iu shoqërojë përgjatë gjithë ditës. Asgjë nuk do të ketë fuqinë t’iu shqetësojë. Mund të merrni përsipër disa punë për përmirësimin e shtëpisë.

të fundit

“Don’t Provoke Us!” Protest Escalates as Citizens Throw Eggs at Police, Officers Use Tear Gas

Tensione në protestën e sotme. Ndërsa kanë qenë duke vijuar marshimin, pati një situatë koatike. Policia u vendos kordon dhe…

2 minutes ago

VIDEO/ Protesters continue march toward Elbasan Street, tensions with police: “Don’t walk alongside us!”

Pas vendosjes para Ministrisë së Brendshme, protestuesit tashmë kanë nisur marshimin drejt Rrugës së Elbasanit. Ata kanë hyrë në kundravajtje…

2 minutes ago

VIDEO NEWS: Citizens outside Parliament: “Treacherous Edi Rama, you get gas, we get eggs, down with the government…”

Këtë të hënë, qytetarët e mbledhur para Parlamentit kanë vijuar protestën me thirrje kundër qeverisë. Gjatë tubimit janë dëgjuar sloganet…

2 minutes ago

Trump Warns of Substantial Tariffs on EU After Google Penalty

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër Komisionin Evropian për gjobën e lartë që vendosi ndaj Alphabet, kompanisë mëmë të Google-it.…

3 minutes ago

Tensionohet situata/ Protestuesit ‘rrethojnë’ Kuvendin, tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Situata duket se është tensionuar në protestën e 58-të kundër qeverisë. Bëhet me dije se policia ka shoqëruar aktivistin Arben…

3 minutes ago

Konjufca pas bisedimeve me Haddad: Serbia po i relativizon krimet e luftës, Kosova dhe Franca firmosin pesë marrëveshje

Ministri në detyrl i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë sot në…

3 minutes ago