argetim

Këto janë aeroportet më të rrezikshme në botë

Shumë njerëz i frikësohen udhëtimeve me aeroplanë, edhe pse ky lloj i transportit konsiderohet si më i sigurti.

Megjithatë, këto aeroporte sigurisht se do t’i frikësonin pasagjerët më shumë për shkak të aterrimeve dhe ngritjeve të vështira në ajër.

Të lidhura

None found

Më poshtë ju sjellim pesë aeroportet më të rrezikshëm në botë. Shumica prej tyre u krijojnë probleme të mëdha pilotëve për shkaqe teknike si dhe kushteve atmosferike.

Aeroporti Lukla

Qarkullojnë thashetheme se pasagjerët gjithmonë duartrokasin kur aeroplani aterron sigurtë, në pistën që është shumë e ngushtë dhe e shkurtër. Madje nuk ndihmon aspak pilotin edhe pse është i ndërtuar në afërsi të kodrave. Në fakt është i ndërtuar në lartësi prej 2,8422 metrave dhe konsiderohet si një nga aeroportet që janë ndërtuar në lartësitë më mëdha.

Aeroporti Madeira, Portugali

Madeira është një lokacion i njohur në Portugali, kurse në vitin 2016 arriti kulmin e popullariteti pasi që aeroporti fitoi epitetin e atij ndërkombëtar dhe mori emrin e legjendës së futbollit Cristiano Ronaldo. Megjithatë, aeroporti Madeira është i njohur si aeroporti i tretë më i rrezikshëm në Evropë, për shkak të pistës së ngushtë dhe erërave të forta që fryjnë nga deti.

Aeroporti ndërkombëtar Courchevel, Francë

Ky aeroport gjendet në qytetin Courchevel, në alpet franceze. Për faktin se gjendet në një zonë malore, ka një pistë të shkurtër prej vetëm 537 metrave. Aty ka shumë mjegull, gjë që ia vështirëson shumë punën pilotëve.

Aeroporti Bara, Skoci

Aeroporti Bara ka fituar epitetin e njëri prej aeroporteve më të rrezikshëm në botë, për shkak se pista gjendet në plazh. Stuhia e rërës që formohet nga helikat e motorëve i krijon probleme pilotit gjatë aterrimit, kështu veturat e parkuara në parking shpesh i ndezin dritat për t’i ndihmuar gjatë zbritjes.

Stacioni McMurdo, Antarktik

I ndërtuar në Antarktik, të tri pistat në stacionin McMurdo janë ndërtuar nga akulli. Gjatë dimrit, ato qëndrojnë me muaj të tërë, kurse pilotët detyrohen të aterrojnë gjatë natës të përdorin pajisje për vëzhgim gjatë natës.

të fundit

IPK verifikon veprimet e Policisë së Kosovës në rastin e Arlinda Zekajt

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i…

5 minutes ago

Flick kërkon të ringrejë Barcelonën pas dy disfatave dhe mbledh ekipin për të forcuar frymën e grupit

Hansi Flick po punon për të rikthyer unitetin dhe moralin në skuadrën e Barcelonës, pas dy humbjeve radhazi ndaj Paris…

5 minutes ago

VIDEO/ Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit, pritet të takojë Veliajn pas transferimit

Këtë të enjte, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur  në burgun e sigurisë së lartë në Fier,…

8 minutes ago

VIDEO/ Përplasjet dhe tensionet në Parlament, deputetët e PD konfrontohen me Gardën! Çfarë nuk u pa në media

Tensionet vijojnë në Kuvend, ku deputetët e PD janë përplasur me efektivët e Gardës së Republikës. Shkak për përshkallëzimin e…

15 minutes ago

Togeri Faruk Muqolli nga Peja shpërfilli kërkesat e Arlinda Zekajt

Incizimet e publikuara së fundmi në media kanë zbuluar identitetin e një zyrtari policor nga Peja i cili kishte komunikim…

16 minutes ago

Komunat në Maqedoni lidhën tenderë prej 356 milionë eurosh gjatë vitit 2025, Tetova kryeson renditjen

Në vitin 2025, komunat në Maqedoni dhe Bashkia e Shkupit lidhën 4,300 kontrata prokurimi publik me vlerë rekord prej 21.9…

20 minutes ago