Categories: argetimlifestyle

Këta njerëz janë ndarë kur zbuluan sekretet e partnerëve në lidhje me paratë

1. “Unë dhe ish-bashkëshorti im kontribuonim të dy financiarisht në shtëpi, por e kishim lënë që me faturat do të merrej ai. Një ditë prej ditësh mësoj se ai nuk kishte paguar asgjë. Na shkëputën elektricitetin, na hoqën ujin dhe praktikisht krejt papritur jetonim në kaos. I kërkova me urgjenc divorcin dhe as sot nuk e di ku janë ato para.”

2.“Unë dhe ai po përpiqeshim të blinim një shtëpi bashkë, por sjellja e tij po më shqetësonte. Sa herë flitej për këtë temë, ndryshonte pamje. Na del që ai s’merrte dot asnjë kredi sepse i kishte borxh bankave para dhe karta krediti të pashlyera. U ndamë sigurisht!”

Të lidhura

None found

3.“Ish-i im s’më tregoi se kishte rreth 10.000 dollarë borxh përgjatë 1 viti lidhje. Sapo e bëri, pretendonte t’ja paguaja unë dhe vazhdimisht sa herë vinte në shtëpi, më pyeste si pa të keq. Ai kishte fiksimet e tij dhe unë doja ta ndihmoja t’i paguante borxhet. Egoizmi i tij më futi mua në borxhe të thella dhe vetëm sot arrij ta kuptoj që çdo ditë do të bëhej më keq.”

4.“Unë dhe im shoq kemi 9 muaj të martuar. S’kemi ende një llogari të përbashkët edhe pse e kemi diskutuar shumë herë. Ai vendosi që ne të zhvendosemi diku tjetër për të punuar në një vend edhe më të mirë. Kështu bëmë dhe sërish ai s’pranonte të kishim një llogari të përbashkët vetëm sepse mendonte që nëse unë shihja sa fitonte ai, s’do të doja të shkojë më në punë.”

5.“Unë kam jetuar me çrregullimin e bipolaritetit për dekada me radhë. Gjatë asaj kohe kam parë episode të shumta blerjesh kompulsive. Zgjohesha në 3 të mëngjesit dhe aplikoja për karta krediti. Kërkoja vetëm para dhe shpesh as nuk më kujtohet nëse blija diçka me ato. Në fund, ia thash tim shoqi dhe vendosa të kurohesha. Kaluam kriza të forta financiare, por brenda 5 vitesh e rimorëm veten.”

6.“13 vite më parë, ish-i im i shpenzonte gjithë paratë në gjëra që unë i sugjeroja për shtëpinë. Si një krevat të ri, apo një ndryshim në sallon. Unë nuk e bëja kurrë të ndihej keq, por ai s’mi tregonte problemet dhe gjithashtu mbajti sekret borxhet që kishte. Ende as sot nuk e kuptoj pse nuk foli kurrë me mua.”

7.“Për një kohë të gjatë ai hiqej sikur nuk kishte para.Jetonim bashkë dhe çdo gjë ndahej 50/50. Për një kohë të gjatë kam menduar se kemi shumë probleme financiare dhe kurseja si e çmendur. Kur mësova të vërtetën u ndjeva e ofenduar dhe zemërthyer.”/BuzzFeed

të fundit

Shkëndija elektrike shkaktoi zjarrin në Finiq, banorët dhe zjarrfikësit u përballën me flakët

Flakët që përfshinë disa fshatra të Bashkisë së Finiqit krijuan një situatë dramatike, duke rrezikuar banesat, resortet turistike dhe qindra…

1 minute ago

A po afrohet një marrëveshje me Iranin? Trump: Negociatat aktuale janë mundësia e fundit për një marrëveshje të mirë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti se negociatat me Iranin janë duke vazhduar, duke theksuar se [...]Read More...

2 minutes ago

Hands Off Dimal!”/ Administrator of Kutalli Resigns During Protest Against Merger with Berat

Banorët e Dimalit kanë dalë sërish në protestë kundër reformës territoriale, e cila parashikon heqjen e kësaj bashkie nga harta…

10 minutes ago

The Time for Words Is Over”/ Mehdi Malkaj Urges Protesters Outside the Prime Minister’s Office: Let’s Drag Rama Out of the Building and Throw Him into the Lana

Aktori i dashur për shqiptarët, Mehdi Malkaj, ka bërë një thirrje të fortë nga protesta para Kryeministrisë, ndërsa pohoi se…

10 minutes ago

Salihaj warns Kurti and Abdixhiku: An agreement is essential; they have no other option

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,…

11 minutes ago

“Dimali nuk preket!”/ Protesta kundër bashkimit me Beratin, dorëhiqet administratori i Kutallisë

Banorët e Dimalit kanë dalë sërish në protestë kundër reformës territoriale, e cila parashikon heqjen e kësaj bashkie nga harta…

14 minutes ago