Categories: argetim

Këshilla për çdo sipërmarrës, udhëtoni sa më shumë

Gjashtë arsye se pse largimi nga zyra ndihmon biznesin tuaj.

Shumë prej nesh i mendojmë udhëtimet si një aktivitet i pavlerë, dhe përderisa nganjëherë mund të jetë ashtu, ka domethënie më të madhe. Ka shumë përfitime nga udhëtimet, veçanërisht nëse në mënyrë tipike mbyllni veten dhe ia dedikoni çdo moment biznesit tuaj.

Të lidhura

None found

 

Këtu janë disa arsye se pse dalja nga zyra mund të jetë një gjë e mirë për shëndetin dhe biznesin tuaj.

 

Udhëtimi është i shëndetshëm

Stresi, kur nuk trajtohet, mund të dërgojë në depresion dhe në probleme të zemrës. Udhëtimi, qoftë për biznes, për kënaqësi, ose për të dyjat, ju ndihmon të lironi stresin. Kjo sepse ju largon nga zyra dhe nga ambienti në të cilin punoni gjatë gjithë kohës, duke ju ofruar pushim shumë të nevojshëm dhe duke përmirësuar mirëqenien tuaj mendore dhe psikologjike.

Udhëtimi është inspirues

Inspirimi shpesh kërkon një konsumim të gjerë të gjërave, diçka e cila nuk është e mundur kur jeni të fokusuar në punë.

Kur lini ambientin e punës dhe udhëtoni, stimulimi që ambienti juaj i ri ofron shpesh mund të ju ndihmojë të fitoni njohuri të freskëta për botën rreth jush. Ngjarjet që ndiqni ose njerëzit që takoni ju inspirojnë të shihni botën nga një kënd i ri. Unë kam udhëtuar mjaftueshëm për të kuptuar se çdo shkëndijë e inspirimit, nëse drejtohet në mënyrë të duhur, biznesi juaj mund të përfitojë në ndonjë mënyrë.

Udhëtimi ju mëson aftësi komunikimi

Nuk ka të bëjë me atë që thoni, ka të bëjë me atë se si e thoni. Ne të gjithë e dimë këtë thënie, tonin e zërit, gjuhën e trupit, fytyrat që bëni dhe mënyra se si flisni të gjitha kontribuojnë në atë se çfarë kuptojnë njerëzit nga ju.

Të gjitha këto janë veçanërisht të vërteta kur jeni në një territor të huaj ku përballeni me ndryshime në gjuhë dhe në kulturë. Situata të këtilla ju detyrojnë të gjeni mënyra kreative për t’ia dalë mbanë. Si një ndërmarrës, mësimi i artit të komunikimit efikas jashtë vendit mund të ndihmojë raportin tuaj të përgjithshëm me punonjësit tuaj ( veçanërisht nëse ata janë nga kultura të ndryshme), me investitorët dhe me konsumatorët.

Udhëtimi me të tjerët ju bën të vlerësoni përvojat e të tjerëve

Disa nga ne preferojmë t’i bëjmë gjërat vetëm; mirëpo, udhëtimi në grup është një mënyrë për t’u siguruar se do të fitoni më shumë përvoja se sa që do të fitonit nëse do udhëtonit vetëm. Gjithashtu ju jep mundësinë të kaloni kohën aq të nevojshme me familjen.

Kur bëni gjithçka së bashku si një grup, të tjerët shërbejnë si sy shtesë. Ata shpesh do të shohin, do të dëgjojnë dhe do të bëjnë gjëra të cilat nuk i keni bërë dhe bashkëveprimet tuaja me ta do ju ofrojnë më shumë njohuri se sa do të ofronte përvoja juaj i vetëm.

Shkuarja me një grup gjithashtu do të thotë se ju nganjëherë duhet të mbështeteni në forcat e tyre dhe të hiqni dorë nga dëshirat tuaja për përmirësimin e grupit. Kjo do ju ndihmojë të lidheni si një ekip ose si një familje.

Udhëtimi mund të ju ndihmojë të krijoni lidhje domethënëse

Shoqëritë e reja dhe ortakëritë e bisnesit në vende të reja kanë domethënie më të mëdha se sa vetëm njohuritë. Gjithashtu do të thotë se ju nuk do të duhet të kërkoni hotele kur të vizitoni atë zonë herën e ardhshme.

Ju gjithashtu mund të përfitoni nga lidhjet e biznesit që bëni në këtë mënyrë kur dëshironi të zgjeroni biznesin tuaj. Lidhja juaj mund të ju ndihmojë të bëni të gjitha kërkimet e nevojshme dhe të vendoseni në një territor të ri.

Ju mund të fitoni më shumë kohë për të menduar

Si një ndërmarrës, ju shpesh jeni të detyruar të merrni vendime të momentit, t’u përgjigjeni menjëherë investitorëve potencialë dhe të bëni kërkime vazhdimisht. Kur ishte hera e fundit që keni pasur kohë të uleni dhe të mendoni?

Udhëtimi ju ofron kohën e nevojshme për të reflektuar dhe medituar. Gjeni diçka për të bërë që të largoni mendjen tuaj nga puna, pavarësisht se a qëndroni në majë të malit, peshkoni ose qëndroni në diell. Këto skenare mund të ndihmojnë mendjen tuaj që të vijë me ide të reja për të ndihmuar jetën tuaj personale dhe të biznesit.

të fundit

Zyrtare: Vinicius Jr vazhdon me Real Madridin deri në vitin 2032

Sulmuesi brazilian Vinicius Jr. ka arritur marrëveshje për një kontratë të re gjashtëvjeçare me Real Madridin, e cila do ta…

1 minute ago

Drita synon fitoren ndaj Tre Fiorit, publikohen formacionet zyrtare

Drita është mysafir i skuadrës nga San Marino, Tre Fiori në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Ligën e…

2 minutes ago

Krem apo sprej kundër diellit? Dermatologët tregojnë cili produkt mbron më mirë lëkurën

Kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga dielli, është thelbësore të përdorni një produkt me një SPF prej të paktën 30,…

2 minutes ago

Raportohen 25 vatra zjarri në 12 orë, 10 mbeten aktive dhe ndërhyrjet vijojnë nga toka e ajri

Gjatë 12 orëve të fundit në vend janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 10 vijojnë të jenë aktive,…

9 minutes ago

Teuta humbet një tjetër lojtar, pas Kotobellit largohet edhe Qëndrim Ismajli

TeutaQëndrim Ismajli nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Teutës [...]Read More...

14 minutes ago

Prokuroria kundërshton aktgjykimin lirues për Gruevskin në çështjen “Talir 2

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka paraqitur ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, me të cilin në rastin “Talir 2”,…

14 minutes ago