Categories: argetimlifestyle

Katër shenjat e horoskopit, më xhelozët në marrëdhënie

Të gjithë mund të kenë përjetuar momente xhelozie ndaj partnerit apo partneres: Ka momente ku ndjen rrezikun dhe zemra të rreh fort nga frika se do e humbasësh apo ndaj zbulimit të një tradhtie të mundshme. Xhelozia e tepërt është e rrezikshme, por jo e dëmshme kur e shpreh në masën e duhur, për të treguar edhe ndjenjat e forta që ke ndaj personit në krah. Por për disa njerëz që kanë lindur nën këto shenja të zodiakut, xhelozia është shkaku i luftës më të madhe në marrëdhënie, ndoshta edhe më shumë se kaq. Prirje nga natyra apo rrethanat? Sido të jetë, këto janë 4 shenjat me xhelozë në marrëdhënie.

Demi: Demi është posesiv. Është një shenjë që vlerëson zotërimet materiale dhe si rezultat dëshiron të krijojë një jetë luksoze për ta ndarë me njerëzit që duan. Por këtu fillon dhe problemi. Ata fillojnë të mendojnë se edhe partneri është diçka që u përket atyre dhe kanë nevojë që ta kenë nën vëmendje gjatë gjithë kohës, dhe duan të dinë çdo lëvizje të tyre. Këto mendime bëjnë që ata të xhelozojnë shumë dhe është pikërisht një nga arsyet pse partnerët u largohen dhe e lënë vetëm.

Të lidhura

None found

Luani: Luani është shenjë krenare dhe magnetike që do që të jetë gjithë kohën në qendër të vëmendjes si dhe të marrë dashurinë e partnerit. Është shenjë besnike dhe e ngrohtë, por nëse ndjejnë se nuk po marrin vëmendjen e duhur, bëhen xhelozë, krijojnë pasiguri dhe inatosen. Më shumë ka të bëjë me egon e tyre, sesa me vetë frikën se mund të humbin partnerin. Nëse nuk marrin atë që kërkojnë, ata tërhiqen dhe duan kohë të shërojnë plagët e tyre imagjinare.

Virgjëresha: Virgjëresha është një shenjë që lufton me zilinë në përgjithësi. Kjo për shkak se janë shumë të vështirë edhe me veten e tyre. Kjo natyrë problematike çon në shfaqje të xhelozisë edhe në rastet kur nuk ka asnjë shkak. Virgjëresha lufton gjithë kohën për të qenë më pak pesimiste dhe kjo natyrë e tyre prek domosdoshmërisht edhe partnerin.

Akrepi: Akrepi ka probleme për të krijuar besim tek partneri. Akrepi në fakt është shenja më xheloze e zodiakut, por kjo vlen vetëm për marrëdhëniet. Fakti është se ata luftojnë me besimin në përgjithësi, kështu që natyrisht e njëjta vlen edhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në çift. Akrepi është në mëshirë e njëkohësisht nën frikë nga fuqia që kanë emocionet dhe intuita e tyre. Akrepi është shumë i thellë në mendime, dhe prandaj është vigjilent gjatë gjithë kohës. Akrepi është aq xheloz, sa mund të të ndjekë kudo. Nëse partneri mashtron, për akrepin është më shumë një çlirim pasi vërteton dyshimin dhe frikën që kishte, sesa dhimbje.

të fundit

Lloga calls for an institutional response to suspected cases of police violence in Saraj, Kumanovo and Gostivar

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe hetim të pavarur nga…

7 minutes ago

Tragic accident in Turkey/ 11 people killed, 27 others injured after bus collides with a crane (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një aksident tragjik ndodhi në zonën e Akhisarit, në provincën e Manisës, në Turqi, ku një autobus…

7 minutes ago

Tragic: At least 109 dead after migrant boat sinks, more than 116 missing

Të paktën 109 emigrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur,…

8 minutes ago

Accident in Thessaloniki: Albanian driver crashes into bar, injuring 3 people

Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfundoi brenda një…

8 minutes ago

Pope Leo to undergo surgery to remove a lung mass, detected by doctors at an early stage

Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri në ditët në vijim, pasi gjatë kontrolleve mjekësore i…

9 minutes ago

Studimi i BMW-së: Konsumatorët kërkojnë autonomi më të madhe se sa u duhet në përditshmëri

Shumica e amerikanëve përdorin shumë më pak autonomi gjatë vozitjes së përditshme sesa kërkojnë nga një veturë elektrike para se…

15 minutes ago