Nëse të janë mërzitur një pjesë e fotove në Instagram sepse të duken të vjetra apo nuk të pëlqejnë filtrat që ke përdorur në to, më në fund mund t’i fshehësh. Instagram-i, tani ka një opsion të ri, një aplikacion që përfshin “arkivin” duke të dhënë mundësinë që t’i vendosësh fotot që nuk të pëlqejnë në një hapësirë të cilën mund ta shohësh vetëm ti.
Në të njëjtën kohë mund ta kthesh mbrapsht një foto të arkivuar më herët. Ky përditësim është një alternativë shumë e mirë për këdo që dëshiron të fshehë fotot që nuk i pëlqejnë. Ja si mund ta përdorësh Instagramin me këtë aplikacion.
None found
Së pari, shko në profilin tënd dhe zgjidh një foto
Pastaj, shiko tri pikat në këndin e djathtë të një fotoje. Zgjidh butonin “arkiv”.
Për të parë fotot e arkivuara, kthehu në profilin tënd
Në të djathtë, lart, do të shohësh një ikonë ore; aty ku janë fotografitë e arkivuara. Kliko lehtë mbi ikonë për të parë fotot.
Riktheji fotot e arkivuara në faqe
Riktheji foto e arkivuara duke klikuar në tri pikat në këndin e djathtë, lart. Zgjidh “Show on Profile” dhe kaq. Fotografia do të kthehet në vendin ku ishte fillimisht në faqe.
Gjatë një interviste për “News24”, studenti Klevis Tako, ka zbuluar se studentët kanë nisur organizimin në nivel fakultetesh në prag…
Një rrjet i gjerë lidhjesh mes biznesmenes Alice Huang, familjarëve të saj, kompanive që kanë siguruar procesorë të avancuar të…
Përmes një reagimi, në rrjete sociale, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim disaorësh…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij nuk ka bërë asnjë marrëveshje…
Kur blejmë një veturë, një nga dilemat kryesore është nëse duhet të zgjedhim ndërruesit manual apo atë automatike. Përgjigjja varet…
Një rrjet i gjerë lidhjesh mes biznesmenes Alice Huang, familjarëve të saj, kompanive që kanë siguruar procesorë të avancuar të…