Krishtlindja është një ndër festat më të festuara në botë. Kjo ditë e shënuar e cila simbolizon paqe, mirësi dhe dashuri celebrohet nga rreth 2 miliardë njerëz përreth botës, duke u konsideruar prej tyre si festa më të rëndësishme të vitit.
Meqënse jemi në virgjilje të Krishtlindjes, ne po ju tregojmë disa kuriozitete rreth kësaj feste të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.
1. Alabama ishte shteti i parë amerikan që legalizoi festimin e Krishtlindjes. Shteti i fundit që e bëri Krishtlindjen një festë ligjore ishte Oklahoma në vitin 1907. Po ashtu, në SHBA Krishtlindja është festa më e festuar e vitit. 9 nga 10 persona e festojnë atë pavarësisht nëse janë apo jo besimtarë.
2. Vakti i festës së Krishtlindjes nuk shërbehet në Hungari derisa një yll i ndezur të shihet në qiell.
3. Shembulli i parë i dokumentuar i kallamave të karameleve për të festuar Krishtlindjet në Amerikë ndodhi në vitin 1847. August Imgard, një emigrant gjermano-suedez nga Wooster i Ohios i përdori ato për të dekoruar pemën e Krishtlindjes.
4. Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve, të cilat do të mund të zëvendësonin pemët origjinale për herë të parë në vitin 1991.
5. Të gjitha dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata.
6. Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ndërsa ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë.
7. Dekorimet e para për pemën e Krishtlindjeve janë përdorur mollët pasi kishin ngjyrën e kuqe, për të krijuar atë që quhej Pema e Parajsës.
8. Në Armeni, darka e Krishtlindjeve festohet me peshk, lakër dhe spinaq.
9. Dritat elektrike me ngjyra të Krishtlindjeve për herë të parë u përdorën në vitin 1854.
10. Parlamenti anglez kaloi ligjin për t’i bërë Krishtlindjet ilegale në 1647. Në krye ishte lideri puritan Oliver Cromuell.
Vetëm pak ditë më pas, një tjetër vatër zjarri është shfaqur sërish në zonën e Qafës së Llogarasë, pranë Qafës…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar drejtpërdrejt disa vende të rajonit dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë USAID dhe National Endowment…
Një moment emocionues dhe plot ndjenja është shënuar sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku banorja Alba është…
Pas një divorci të bujshëm nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia, Princ Leka gjeti sërish dashurinë dhe u fejua më…
Selin ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, duke e cilësuar atë si një nga raportet më…
Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, vijon të jetë i shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, në repartin e reanimacionit. Mësohet se…