Shumë njerëz lindin me fat, ose të paktën kanë fat gjatë një pjese të madhe të jetës së tyre. Rasti i Frane Selak është për studim, pasi ky burrë ka shmangur vdekjen plot shtatë herë dhe më pas ka fituar lotarinë në moshën 74-vjeçare.
Kroati, i cili ka lindur në vitin 1929, kuptoi që ishte me fat kur në vitin 1962, vagoni i trenit në të cilin ndodhej ra në një lumë, duke vrarë të 17 pasagjerët brenda, përveç tij.
Një vit më pas, dera e avionit me të cilin po udhëtonte u shkëput. Frane ra, por për fatin e tij të mirë në një mullar kashte. 19 udhëtarët e tjerë nuk e patën këtë fat, duke humbur jetën kur avioni u rrëzua disa kilometra më larg.
Tre vjet më vonë, në vitin 1966, i mbijetoi një aksidenti të rëndë me autobus, me mjetin që humbi kontrollin dhe ra nga ura. 4 viktima ishin nga ky aksident, ndërsa Selak shpëtoi duke dalë në breg të lumit me not.
Pas 4 vitesh “pushim”, Frane mbijetoi në një tjetër aksident, kësaj radhe me makinën personale, që mori flakë papritur. Kroati doli shpejt nga makina, që pas 30 sekondash shpërtheu.
Tre vjet më vonë, motori i makinës së re që bleu, shpërtheu kur ai po punonte me të. Rezultati, vetëm djegie te flokët dhe asnjë dëmtim i rëndë në kokë.
Në vitin 1995, Frane u përplas nga një autobus teksa po kalonte rrugën, por çuditërisht pati vetëm lëndime të lehta.
Një vit më vonë, në vitin 1996, ai i shpëtoi një përplasjeje të shumëfishtë me një kamion të Kombeve të Bashkuara, duke u hedhur nga automjeti në një greminë, por shpëtoi nga degët e një peme.
Historisë së Frane Salek, e denjë për një film hollivudian, i mungonte “qershia mbi tortë”. Dhe ajo erdhi në vitin 2003, vetëm dy ditë pas ditëlindjes së tij të 74, kur fitoi 800 mijë euro në lotari.
Fshatit Kolosh në Zapot të Kukësit i kanë mbetur vetëm 10 fëmijë. Por edhe ata nuk shkojnë dot në shkollë,…
Ujku ka shkaktuar dëme të mëdha në një fermë në Karbunarë të Vogël në Lushnje. Nga 80 kokë dhi edhe…
Në një zhvillim historik diplomatik, Mbretëria e Bashkuar ka shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, duke iu bashkuar Kanadasë…
Gian Piero Gasperini fitoi derbin e tij të parë të kryeqytetit me një fitore punëtore 1-0 ndaj Lazios në “Stadio…
Prestigjiozja Amerikane NYT Përfshin Filmin e Robert Budinës në Listën e 5 Filmave Ndërkombëtarë për t’u Parë New York Times…
Dayot Upamecano mund të jetë transferimi i radhës me parametër zero i Realit të Madridit. Sipas Marcas, mbrojtësi i qendrës,…