Një burrë ka pranuar se ka vrarë të dy prindërit e tij, sepse ata i kërkuan që të nxirte qenin për shëtitje. Vrasja e dyfishtë ndodhi në Bolzano të Italisë.
Peter Neumair dhe Laura Perselli u shpallën të zhdukur në fillim të vitit dhe trupi i Laurës u gjet në lumin Adige, ndërsa trupi i bashkëshortit të saj nuk është gjetur ende.
Menjëherë pas gjetjes, në 29 janar, djali i tyre, Benno Neumair u ndalua nga policia. Tani, ai ka pranuar se i vrau prindërit e tij, pas një debati për qenin.
Sipas policisë, sherri nisi kur i ati i kërkoi djalit që të çohej nga shtrati dhe të nxirte qenin shëtitje. 30-vjeçari u tha hetuesve se babai i kishte thënë “dështak” dhe ai kishte gjetur mënyrën që t’ia mbyllte gojën.
Pasi e kishte mbytur me një litar, të njëjtën gjë bëri edhe me nënën e tij, sapo ajo u kthye në shtëpi. Trupat e prindërve i hodhi pastaj në lumë.
Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…
Me anë të një postimi në "Instagram", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë…
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…