Categories: argetimlifestyle

Grupi i gjakut zbërthen të pathënat e personalitetit tuaj, këto detaje as që i kishit menduar

Në kultura të ndryshme, grupi i gjakut ka një rëndësi shumë të madhe. Ai nuk është thjesht një e dhënë karakteristike që i bëhet gjakut në varësi të pranisë apo mungesës së komponentëve të trashëguar antigjenikë në sipërfaqen e qelizave të kuqe, që përcakton çfarë duhet të hani, nga cilat sëmundje rrezikoheni, por edhe si është formuar personaliteti juaj.

Grupi i gjakut 0: Personat që kanë grupin 0 janë shumë të përgjegjshëm dhe të shoqërueshëm. U pëlqejnë sfidat dhe nismat, ndonëse jo gjithnjë i çojnë deri në fund. Duam të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe shpeshherë shfaqin më shumë se duhet besim te vetja. Personat me grupin e gjakut 0 priren të jenë ose vetmitarë, ose udhëheqës. Ata janë zakonisht intuitivë, të përqendruar, ambiciozë, me pak fjalë, liderë të lindur. Nëse kërkoni dikë që të përballojë mirë stresin, këtë e bëjnë më së miri ata që kanë grupin e gjakut 0. Gjithashtu ata kanë imunitet më të fortë dhe fizik të shkëlqyer.

Grupi i gjakut A: Edhe pse në dukje janë të qetë, personat që i përkasin këtij grupi gjaku i mbajnë nervat përbrenda. Janë të turpshëm, të ndërgjegjshëm, të besueshëm dhe të ndjeshëm. Ndonjëherë ziejnë nga ankthi në mënyrë që të dalin mbi të tjerët dhe kanë prirjen t’i mbajnë përbrenda emocionet derisa vjen një moment që shpërthejnë. Edhe pse janë të aftë për pozicione lideri, kjo gjë mund t’i rraskapisë, sepse stresohen shpejt. Shumë persona me grupin e gjakut A janë kërkues në fusha të ndryshme si shkenca, ekonomia dhe arti. Për nga shëndeti këta persona kanë aciditet të ulët në stomak, ndaj duhet të tregojnë shumë kujdes kur ushqehen me proteina të ardhura nga kafshët.

Grupi i gjakut B: Personat me këtë grup gjaku janë më individualistë nga të gjithë dhe zakonisht e gjejnë vetë rrugën në jetë. Priren të jenë të drejtpeshuar, janë mendimtarë si grupi A dhe ambiciozë si grupi 0. Këta njerëz janë të ndjeshëm dhe i kuptojnë shpejt këndvështrimet e të tjerëve, por megjithatë hezitojnë të ndërmarrin sfida ose të përballen. Grupi i gjakut B mund të jetë sekreti i atyre që përbëjnë miq të mirë. Janë krijues, pasionantë, optimistë, elastikë, individualistë dhe i duan kafshët.

Grupi i gjakut AB: Personat me grup AB kanë personalitet të ndarë. Ata janë edhe të shoqërueshëm edhe të turpshëm, edhe të sigurt edhe të ndrojtur. Ndonëse janë të përgjegjshëm, ndonjëherë shumë përgjegjësi mund të shkaktojë një problem. Këta njerëz janë të besueshëm dhe pëlqejnë të ndihmojnë të tjerët. Ashtu sikurse edhe grupi A, këta njerëz nuk e durojnë dot stresin. Është e vështirë për ta të përshtaten me të tjerët, ndaj ata krijojnë stilin e tyre të gjërave./living

të fundit

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…

5 hours ago

Horoskopi 26 qershor, ndryshime të mëdha në rutinën tuaj, çfarë parashikojnë yjet

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person…

6 hours ago

Barcelona e ndjek Marcus Rashford, Flick e pëlqen shumë, por marrëveshja mbetet e komplikuar

Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i…

6 hours ago

Berlini ndërpret financimet për OJQ-të në Mesdhe që merren me shpëtimin e emigrantëve

Berlini ka ndaluar financimin për OJQ-të aktive në Detin Mesdhe. Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se qeveria “nuk planifikon të…

6 hours ago

Nico Williams drejt Barcelonës është ende në rrugën e duhur – Athletic Bilbao nuk mund ta bllokojë transferimin

Nico Williams është shumë pranë kalimit te Barcelona këtë verë, raporton e përditshmja katalanase Sport. Anësori i Athletic Bilbao ka…

7 hours ago

Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit të Pojës

Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të…

7 hours ago