argetim

Gratë pranuan: A u pëlqen mjekra e meshkujve dhe tullacët?

Për shekuj me radhë, mjekra dhe mustaqet janë konsideruar si shenja të mashkullit.

Gjithashtu, leshtaria e mashkullit ishte një shenjë se ai ishte një burrë “i vërtetë” .

Logjikisht, gjërat kanë ndryshuar në dekadat e fundit, edhe meshkujt po depilohen dhe i kushtojnë shumë më tepër vëmendje flokëve, vetullave dhe pjesëve të tjera me qime të trupit.

Dhe çfarë thonë gratë për këtë, dhe a u pëlqejnë fare burrat me mjekër apo mustaqe ?

Meshkujt me mjekër janë seksi, por tradhtojnë

Meshkujt me mjekër janë 62 për qind më seksi se djemtë e tjerë, ka treguar një studim i “People Magazine”, dhe eksperti i shprehjeve të fytyrës Gene Hener thotë se ata që kanë vetulla më të trasha kanë dëshirë më të madhe seksuale.

– Sa më të theksuara të jenë vetullat në fytyrën e dikujt, aq më i sigurt është një person. Ata gjithashtu kanë një qasje më logjike ndaj jetës dhe një dëshirë më të fortë për të bërë dashuri”, tha ajo.

Anëtarët e seksit “më të fortë”, të cilët kanë vetulla të theksuara, një vijë të mprehtë të nofullës dhe një zë të thellë, perceptohen si dominues, sipas një studimi të Universitetit të York-ut.

Por, mbase vetëm për shkak se zonjat i duan meshkujt me mjekër dhe i konsiderojnë seksi, ata janë edhe më të prirura për të tradhtuar.
Sondazhi tregoi se 47 për qind e meshkujve me mjekër tradhtuan partneret e tyre në krahasim me 20 për qind të atyre që rruhen rregullisht.

Megjithatë, duhet të përmendim gjithashtu se zonjat në përgjithësi nuk i pëlqejnë mustaqet dhe se ato i perceptojnë si më pak të dëshirueshme dhe më pak inteligjente se mjekra.

Burrat tullac janë më pak tërheqës, por janë më mashkullorë

Aktori i filmit Jason Statham mund të jetë kaq seksi pikërisht sepse është tullac, por hulumtimi i kryer nga Universiteti Bucknell ka treguar se zonjat i vlerësojnë meshkujt tullac si më pak tërheqës sesa ato me flokë.

Megjithatë, një studim tjetër tregoi se meshkujt tullac duken më të fuqishëm, inteligjentë dhe më mashkullorë për femrat.

Meshkujt me qime në gjoks janë më inteligjentë

Meshkujt që kanë qime në gjoks performojnë më mirë në testet e IQ-së sesa ata që nuk kanë qime në këtë pjesë të trupit, pohojnë ekspertët e Mensa.

I njëjti studim tregoi se disa nga meshkujt më inteligjentë – të cilët kanë një IQ të paktën 140 – kanë qime në gjoks dhe në shpinë. Pavarësisht gjithçkaje, shumica e grave nuk tërhiqen nga ajo, tregoi një sondazh i YouG, gjashtë nga dhjetë gra thonë se është e neveritshme për to. /albeu.com/

 

të fundit

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pasi flakët dolën nga kontrolli, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku…

14 minutes ago

Një dashuri që nuk fshihet më/ Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

32 minutes ago

Banesa dhe stane të djegura në Lekël të Tepelenës, shp*rthejnë dy b*mba të L*ftës së Dytë Botërore

Shumë vatra zjarri në vend kanë sjellë situatë alarmante në zona të ndryshme të Shqipërisë ndër të cilat edhe flakët…

51 minutes ago

Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që…

2 hours ago

FOTO/ Duke shijuar pushimet nënritmet e muzikës, romancë e re për Egli Takon?

Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër…

2 hours ago

Aksident në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari shqiptar

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.…

3 hours ago