Nëse je në grupin e njerëzve që pëlqejnë të hanë jashtë (kujt nuk i pëlqen?), e di mjaft mirë se sa mund të shkojë kostoja totale e bakshisheve që lë nga njëri lokal te tjetri. Nëse porosit një sanduiç 200 lekë, duke shtuar edhe ujin (apo më keq një Coca-Cola), taksat, tatimin dhe në fund, edhe bakshishin, fatura të shkon 500 lekë. Gjëja më e mirë që mund të bësh për të ulur koston e portofolit është të heqësh dorë nga ky “rregull” pas të ngrënit. Dhe për ta bërë këtë, është mirë të heqësh dorë nga bakshishi.
Ka një arsyetim për këtë. Sipas një studimi të fundit të bërë në Amerikë, rezulton se shumë njerëz “bëjnë një gabim të madh kur bëhet fjalë për bakshishin” – e konsiderojnë atë shumë pas tatimit. Ekspertët tregojnë se bakshishi është përqindja e përshtatshme për shërbimin që ke marrë (sugjerohet 15-20 për qind), që llogaritet në total si shumë para tatimit.
Restorantet në Amerikë dhe Kanada, por një pjesë e mirë edhe në Europë, e kanë detyrim dhe e shpjegojnë në faturat e tyre edhe përqindjen e bakshisheve për secilin nga nivelet e përcaktuara – 15%, 18%, 20% , pasi kanë marrë shumën totale nga ju – sepse ky është edhe shpërblimi i kamerierit. Bakshishi mund të jetë i llogaritur në faturë, por gjithnjë është i theksuar. Bartësit të valixheve u jepet një deri në dy dollarë amerikanë për valixhe, ndërsa shërbyeses së dhomës 1 deri në 2 dollarë për natë. Bakshishi i taksistëve është 15 për qind.
Sipas ekspertëve, ky nuk është gjë tjetër, veçse një tregues i qartë që para se të lësh bakshish, duhet të shohësh mirë faturat, sepse edhe bakshishi është llogaritur brenda shumës që të është kërkuar në faturë. Por shumica prej nesh kalojnë vite të tëra duke ngrënë jashtë dhe asnjëherë nuk e mendojnë seriozisht këtë gjë.
Ja pra, tani që e di, mund të japësh një shifër sa para në vit mund të kursesh vetëm duke e menduar serizosht punën e bakshisheve?
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në rrugën që të çon drejt fshatit…
Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe.…
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 12 vatra zjarri të…
Një toreadori dhe një spektator humbën jetën pasi u sulmuan brenda arenës në Lisbonë nga një dem. Manuel Maria Trindade…
Këngëtarja e famshme Taylor Swift dhe ylli i NFL, Travis Kelce, kanë konfirmuar fejesën e tyre të martës, 26 gusht,…
Policia kufitare ka shpëtuar një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor…