Categories: argetimlifestyle

Flasim shpesh për ta, por çfarë bën ekzaktësisht një njeri toksik për t’ju “nxirë” jetën?

Është shkruar shumë për “njerëzit toksikë”, por çfarë e bën një person “toksik” në radhë të parë? Këtu është ajo çfarë ju duhet të dini për përcaktimin nëse dikush në jetën tuaj është toksik.

Ata janë tipa të këndshëm në fillim

Të lidhura

None found

Kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit simpatikë janë toksikë, por sipas Joseph H. Baskin një psikiatër në Fondacionin e Klinikës së Clevelandit, njerëzit toksikë shpesh i ndërtojnë marrëdhëniet me të njëjtën metodë të shtrembër. Ata zakonisht janë të talentuar dhe kanë aftësi të madhe për të tërhequr vëmendjen tuaj.Shumë të aftë në qasjen e tyre, ata joshin partnerë romantikë ose platonikë në botën e tyre të përdredhur “.

Ata shterojnë energjinë tuaj

Njerëzit toksikë shpesh janë vampirë të energjisë, që do të thotë se ndërveprimet tuaja me ta thithin energjinë nga ju. Ata kanë tendencë të jenë dramatike, nevojtarë dhe njerëz me shumë kërkesa të larta. Nëse dyshoni se dikush në jetën tuaj është toksik, vlerësoni se si ndjeheni pasi ndaheni nga ta. A ndiheni të lodhur, të mërzitur, si pa fuqi? Epo është toksikë.

E gjithë biseda rrotullohet rreth tyre

Pra, sapo keni pasur një bisedë 30-minutëshe me një person që dyshoni se është toksik në jetën tuaj. Sa për qind e bisedës suaj ishte rreth tyre? A kanë bërë ndonjë pyetje në lidhje me jetën tuaj apo si po ia kaloni? Njerëzit toksikë gjejnë mënyra për të sjellë gjithçka rreth tyre dhe me siguri do t’ju akuzojnë për moskujdesje ndaj tyre nëse përpiqeni ta ndryshoni bisedën.

“Shakatë” e tyre gjithmonë shkojnë shumë larg

Miqtë tallen me njëri-tjetrin. Është normale dhe të gjithë argëtohen, por thjesht disa shaka e kalojnë cakun, e këto të fundit zakonisht i bëjnë toksikët.

Duan të luajnë viktimën

E gjeni gjithmonë veten duke kërkuar falje, edhe kur nuk keni faj? Ju bëjnë të ndiheni keq dhe gjithmonë luajnë viktimën ? Nuk ka asnjë dyshim që personi krahë jush është toksik, ndaj jepini duart sa nuk jeni lënduar apo ‘helmuar’ më shumë.

të fundit

Zhgënjimi i thellë i Mbappes pas humbjes me Spanjën: Ata ishin superiorë, ne nuk zbatuam planin tonë të lojës

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

1 hour ago

Deschamps pranon epërsinë e Spanjës, por vë në dyshim aftësitë e gjyqtarit për gjysmëfinalen

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

2 hours ago

Kroos mbron Tuchelin pas përplasjes me Bellingham: Trajneri kishte plotësisht të drejtë

Deklaratat e Jude Bellingham pas fitores së Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë të shkaktojnë…

3 hours ago

A e parashikoi Pedri finalen e Botërorit? Postimi misterioz në Instagram i një viti më parë u bë realitet

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinale, duke…

4 hours ago

De Paul u përgjigjet kritikëve: Argjentina në gjysmëfinale, rrugëtimi na kënaq

Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka hedhur poshtë kritikat ndaj paraqitjeve të kampionëve të botës në Kupën e Botës…

4 hours ago

The cost of a job in education: From 5 to 10 thousand euros in bribes to become a teacher in Albania

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur…

5 hours ago