Categories: argetim

Duhet t’i keni parasysh, këto aktivitete s’ju lënë të plakeni

Me kalimin e kohës, kapacitetet konjitive të mendjes sonë fillojnë të përkeqësohen. Ky është proces i paevitueshëm e natyral i plakjes, që ndikon në të gjtha aspektet e jetës. Ndërsa nuk mundemi ta ndalojmë, mund thjesht ta ngadalësojmë. Aktivitete në dukje të thjeshta dhe të zakonshme na ndihmojnë jo vetëm në forcimin e kujtesës në afatgjatë, por për një mendje të kthjellët gjatë gjithë jetës.

1. Mësoni një gjuhë të re Mësimi i një gjuhe të re ju sjell shumë përfitime. Përveçse një aftësi personale, është një ushtrim i shkëlqyer i trurit, që ngadalëson dhe ndalon humbjen e kujtesës. Aktivitetet e mësimit të gjuhës do t’ju ndihmojnë të mbani mend, njihni dhe kuptoni fjalë të cilat e çojnë fuksionin konjitiv në nivele shumë të larta.

Të lidhura

None found

2. Lojërat e fjalëve dhe puzzle-t janë gjithashtu një ushtrim i mirë Një tjetër ushtrim që pasuron njohuritë e përgjithshme dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së kujtesës është zgjidhja e fjalëkryqeve, lojërat e fjalëve dhe puzzle-t. Sudoku ose Scrabble dhe fjalëkryqet ulin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzhaimerit. Loja Tetris është gjithashtu e këshillueshme.

3. Mos nënvlerësoni fuqinë e muzikës Muzika dhe terapia muzikore ofrojnë një ushtrim të mirë të trurit, pasi jo vetëm që përmirësojnë përqëndrimin mendor, por mbështesin funksionimin e shëndetshëm konjitiv. Ndërsa është e njohur që muzika klasike nxit fuqinë e trurit dhe përmirëson aftësitë e rrjedhshmërisë verbale tek bebet dhe fëmijët e vegjël, muzika përdoret si “trajtuese” e humbjes së kujtesës. Thjesht dëgjoni llojin tuaj të preferuar të muzikës çdo ditë dhe përpiquni të mbani mend tekstin e melodinë dhe këndoni nën zë. Është argëtuese dhe e dobishme në të njejtën kohë.

4. Mos kini turp të flisni me veten Studimet tregojnë se njerëzit që flasin me veten kanë rrezik më të ulët të zhvillojnë sëmundje që mjegullojnë gjykimin. Me fjalë të tjera, të flisni me vete dhe t’i tregoni histori vetes është një mënyrë e shkëlqyer për të ngadalësuar humbjen e kujtesës dhe përqëndrimin në detajet e rëndësishme. Për më tepër, është një ushtrim emocional i shkëlqyer.

5. Lexoni libra të ndryshëm dhe përpiquni të mbani mend historinë Një nga ushtrimet më të mira që mund t’i bëni trurit është të lexoni një libër. Nga librat, tek esetë dhe artikujt e revistave, lexoni çdo gjë që ju tërheq vëmendjen. Një këshillë: mundohuni të kujtoni përmbajtjen e një libri që e keni lexuar vite më parë, pasi është një ushtrim që forcon kujtesën.

6. Pajisjet mnemonike janë gjithashtu të dobishme Pajisjet mnemonike ju ndihmojnë t’i mbani mend gjërat më lehtësisht. Lidhni një imazh visual me një emër ose fjalë ose provoni akronimat për fjalë më të mëdha. Aliteracionet, rimat dhe skeçet humoristike janë 3 mënyra të shkëlqyera për të mbajtur mend emra, fakte, numra dhe informacione të tjera të rëndësishme.

të fundit

Ronaldo ironizon Simon Jordanin: Thuaji të heqë dorë nga botoksi, ngjan me një mollë

Cristiano Ronaldo është përfshirë në një tjetër polemikë, këtë herë për shkak të një mesazhi privat që i dërgoi gazetarit…

1 minute ago

Babai i minatorit të ngujuar në Trepçë shpreh shqetësimin: Familjet nuk duhet të jetojnë me frikë

Babai i njërit prej minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Trepçë, e kishte pritur me shqetësim të madh daljen…

3 minutes ago

BBC: Ish-gjenerali sirian i akuzuar për krime kundër njerëzimit mbrohet nga SHBA dhe Libani

Një ish-gjeneral sirian, i kërkuar për krime kundër njerëzimit dhe i lidhur me programin e armëve kimike të regjimit të…

8 minutes ago

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur…

8 minutes ago

Zgjedhja e Presidentes, çfarë fitoi dhe çfarë humbi LDK-ja? Analistët analizojnë pasojat për partinë

Me 81 vota pro, në një seancë të jashtëzakonshme në minutat e fundit të afatit të fundit kushtetues për zgjedhje…

12 minutes ago

PTHP: Hetimet nuk zbuluan prova për hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Zyrës së Presidentes

PTHP njofton se pas kryerjes së një procedure paraprake hetimore në lidhje me pretendimet nga kallëzimi penal i paraqitur me…

15 minutes ago