argetim

Dritarja e spitalit, një tregim mbresëlënës mbi forcën e madhe të imagjinatës në jetën tonë

Dy burra të sëmurë rëndë, ndanin të njëjtën dhomë në një spital. Njëri u vendos në shtratin pranë dritares së vetme të dhomës. Për 1 orë çdo pasdite ai u lejua nga mjekët të qëndronte ulur në shtratin e tij, si një mënyrë për të larguare lëngjet nga mushkëritë.

Ndërkohë burri tjetër i sëmurë që dergjej në shtratin nga ana e murit, e kalonte gjithë kohën i shtrirë në shpinë. Dy shokët e dhomës u miqësuan shpejt me njëri–tjetrin, dhe filluan që të flisnin për orë të tëra. Ata biseduan me njëri-tjetrin për jetën, punën, fëmijët dhe gratë e tyre. Një ditë, burri në anën tjetër të dhomës u shpreh se e kishte zili burrin që qëndronte pranë dritares. Që nga ajo ditë, ky i fundit filloi t’i përshkruante me fjalë të gjitha gjërat që mund të shihte jashtë dritares. Ai i tha se nga dritarja shihte një park të bukur me një liqen në mes.Brenda liqenit luanin disa rosa, ndërsa fëmijë të vegjël lëshonin në të varkat e tyre prej letre.

Të lidhura

None found

Të rinjtë e dashuruar shëtisnin krah për krah mes luleve të çdo lloj ngjyre, teksa pak më tej mund të shihej një pamje e bukur e horizontit të qytetit. Burri në shtratin tjetër filloi të jetonte për atë 1 orë në ditë, kur mund të dëgjonte dhe të përfytyronte botën jashtë dhomës së spitalit.

Një orë e çdo dite e zgjeronte botën e tij, dhe ai do të gjallërohej nga gjithë aktiviteti dhe ngjyrat e përshkruara të botës atje jashtë. Një pasdite të bukur, pacienti pranë dritares përshkroi një paradë që po kalonte aty pranë. Edhe pse burri tjetër tha nuk mund të dëgjonte asgjë, ai mundi ta përfytyronte atë që po i përshkruhej me shumë detaje nga burri pranë dritares.

Kështu kaluan ditë dhe javë. Një mëngjes, një infermiere hyri në dhomë për të kontrolluar gjendjen e dy pacientëve. Ajo gjeti trupin e pajetë të të sëmurit pranë dritares. Ai kishte ndërruar jetë në gjumë. E trishtuar infermierja njoftoi stafin për ta zhvendosur trupin.

I sëmuri tjetër u pikëllua shumë për vdekjen e shokut të dhomës. Me kalimin e ditës, ai po filloi të humbiste mënyrën se si shoku i dhomës ia përshkruante pamjen që shihte nga dritarja. Me shpresë se mos shihte edhe ai nga dritarja botën e bukur atje jashtë, pyeti nëse mund të zhvendosej pranë dritares.

Infermierja e kreu me kënaqësi ndërrimin e shtratit. Sapo u qetësua në shtratin e tij të ri, dalëngadalë dhe plot me dhimbje në trup, burri u ngrit me sforco ulur për të hedhur vështrimin e tij të parë në botën atje jashtë. Edhe infermierja pa me kënaqësi teksa burripo përpiqej të ulej në shtrat pas disa javë lëngimi.

Por kur u përpoq të kthehej për të parë nga dritarja pranë tij, u shtang kur pa vetëm një mur. Ishqetësuar e pyeti infermieren se çfarë mund ta nxitur shokun e tij të dhomës që ta gënjentepër pamjen jashtë dritares. “Nga kjo dritare nuk ka asgjë për të parë. Ku janë të gjitha gjërat e mrekullueshme që pa? Ai e përshkroi gjithçka me aq entuziazëm dhe detaje. Mos vallë muri është ndërtuar këto ditë? Pse më dha detaje kaq të gjalla që nuk ekzistojnë realisht?”– pyeti ai. Infermierja tundi kokën dhe iu përgjigj:“Ndoshta ai thjesht donte që t’iu inkurajonte dhe bënte të lumtur. Në fakt shoku juaj i dhomës ishte i verbër…”. / alltimeshortstories – bota.al

të fundit

Barcelona rikthen në objektiv Lukeban, Flick e kërkon për merkaton e janarit

Barcelona ka rikthyer interesimin për transferimin e mbrojtësit francez Castello Lukeba, i cili konsiderohet një nga objektivat e trajnerit Hansi…

16 seconds ago

Ivi Kaso: Rreth 1 mijë persona janë ndaluar në protesta, shumica pretendojnë keqtrajtime në polici

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën e trajtimit të…

15 minutes ago

Gërvalla mohon se i kërkoi viktimës t’i drejtohej Qeverisë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke sqaruar deklaratën e saj lidhur…

17 minutes ago

Mexhiti: Shkelja e ligjit për përfaqësim të drejtë mund të çojë në shkarkim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në Shenja” ka deklaruar se moszbatimi i ligjit për përfaqësim të…

17 minutes ago

Përplasje pas derbit Galatasaray-Fenerbahçe, policia futet në fushë për të qetësuar situatën

Derbi i zjarrtë mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes nuk përfundoi vetëm me emocione në fushën e lojës, pasi menjëherë pas përfundimit…

18 minutes ago

Galatasaray mposht Fenerbahçen në derbi dhe merr kreun e kampionatit

Galatasaray ka triumfuar në derbin e madh turk ndaj Fenerbahçes me rezultat 2-1, duke marrë tri pikë të rëndësishme që…

24 minutes ago