argetim

Çfarë të bëni nëse vini re se dikush po ju ndjek me makinë? 6 manovrat që duhet të dijë çdo shofer

Jo vetëm personat e famshëm ndiqen! Fatkeqësisht, 15% e grave dhe 6% e burrave në SHBA janë ndjekur nga dikush të paktën një herë.

Por, nëse dikush na ndjek më makinë, fillojmë të frikësohemi dhe mund të bëjmë lëvizjen e gabuar.

Të lidhura

None found

Sipas “Bright Side”, ekzistojnë 6 mënyra se si mund ta shpëtoni veten nga kjo situatë e frikshme dhe e sikletshme.

1.Konfirmoni që dikush po ju ndjek. Gjëja e parë që duhet të bëni është të qëndroni të qetë dhe të siguroheni se nuk po i ekzagjeroni gjërat. Bëni një devijim që askush nuk do ta bënte rastësisht. Për shembull, merrni katër kthesa djathtas, në mënyrë që të përfundoni në të njëjtën rrugë. Nëse jeni në autostradë, bëni sikur po dilni në një rrugë dytësore, por kthehuni sërish në autostradë. Ju gjithashtu mund të lëvizni në korsinë e djathtë dhe të ngadalësoni. Makinat që lëvizin pas jush do të duhet të kalojnë. Nëse pas këtyre veprimeve, e njëjta makinë është akoma pas jush, me shumë mundësi dikush po ju ndjek!
2.Vazhdoni të ngisni makinën. Opsioni më i sigurt për ju është që të vazhdoni udhëtimin. Mos u mundoni të dilni nga makina, pasi dikush mund t’ju sulmojë. Sigurohuni që keni kyçur dyert dhe keni mbyllur dritaret.
3.Mos shkoni në shtëpi. Me shumë mundësi, personi që ju ndjek nuk ka shumë informacione rreth jush. Dhe me siguri, ju nuk doni t’i tregoni personit që po ju ndjek se ku jetoni, kështu që, qëndroni në rrugë ku ka shumë trafik. Opsioni më i mirë do të ishte të shkonit me makinë tek stacioni i policisë dhe të prisnit në makinë derisa oficeri të vinte tek ju. Kjo, sepse ata do t’ju shoqërojnë brenda në mënyrë të sigurt.
4.Mundohuni të manovroni për ta shmangur. Është më e lehtë të heqësh qafe dikë që të ndjek në një rrugë me shumë trafik dhe ku ka shumë tabela ndalimi. Mundohuni të devijoni, pasi ndjekësi mund të mos jetë në gjendje t’i thyejë rregullat e qarkullimit.
5.Mos bini në sy se e dini që po ju ndjek. Edhe pse është e vështirë të qëndroni të qetë, përpiquni të mos e provokoni ndjekësin dhe mos zbuloni se tashmë e dini se ai po ju ndjek. Mos shihni në pasqyrë dhe drejtojeni automjetin si zakonisht. Do të jetë më mirë për ju nëse ata nuk e kuptojnë që ju i keni vënë re.
6.Përgatituni të telefononi policinë. Duke mos bërë veprime që i tregojnë ndjekësit se jeni në dijeni që ai po ju ndjek, përpiquni të mblidhni informacione, si për shembull, ç’pamje ka shoferi, ç’lloj makine ka, cili është numri i targës, por sigurisht të gjitha këto duhet t’i bëni me kujdes gjatë kohës që vazhdoni të udhëtoni me makinë. Pas kësaj, telefononi policinë.

të fundit

Horoskopi 24 Shtator/ Dashuri dhe debate, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Apatia e të lindurve të kësaj shenje do t’ia hapë rrugën papritur energjisë. Do të tregoheni individë të zellshëm…

27 seconds ago

Kurti asks that procedures for the Prizren–Tetovo tunnel be accelerated

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për tunelin Prizren–Tetovë. Këtë çështje e diskutoi me homologun e tij nga…

6 minutes ago

Konjufca appeals to US-Adriatic Charter for expansion: the moment for A5 to become A6

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në takimin e Kartës SHBA-Adriatik…

7 minutes ago

Sadik Zeqiri: Constitutional Court verdict is steering the country toward elections

Sadik Zeqiri ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe konstituimin e…

7 minutes ago

Gojnovci: The 13 remaining days are enough for a political agreement

Analisti Ejup Gojnovci ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka hapur rrugën për zhbllokimin e situatës politike, ndërsa sipas…

7 minutes ago

Fetoshi: Constitutional Court ruling pushes acceleration of president’s election

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë qartësi për afatet kushtetuese dhe…

8 minutes ago