Categories: argetimlifestyle

Çfarë kuptimi kanë simbolet në etiketën e rrobave (FOTO LAJM)

A ju ka ndodhur që t’i “shkatërroni” veshjet pasi i keni larë? Mund të jenë zbardhur ose ngushtuar për shembull. Të mos flasim për hekurosjen…E gjitha kjo sepse me shumë mundësi, nuk u keni kushtuar rëndësi etiketave. Nëse herën tjetër dyshoni se mos prishni ndonjë rrobë delikate, ja se çfarë nënkuptojnë simbolet.

Simbolet për larjen

Simbolet e vaskës tregojnë se në cilën temperaturë dhe cikël rrotullimi duhet t’i lani rrobat, ose nëse rrobat mund të lahen në lavatriçe. Temperatura tregohet nga numri i pikave dhe cikli rekomandohet nga numri i vizave nën ikonën e vaskës. Një pikë është 30 gradë Celcius (ujë i ftohtë) dhe dy pika janë 40 gradë Celcius. Çdo pikë që shtohet është +10 gradë Celcius.

Nëse ka dy viza poshtë vaskës, do të thotë që duhet t’i lani me ciklin delikat. Nëse ndodhet një dorë te vaska, kjo tregon se duhet t’i lani me dorë. Nëse gjendet simboli “X”, bëni kujdes sepse rrobat nuk duhen larë në lavatriçe. Rrethi nënkupton pastrimin kimik.

Simbolet e tharjes

Rrobat mund të thahen duke u varur në tel ose në lavatriçe. Simbolet e tharjes janë shumë të rëndësishme, pasi mund të shkaktojnë tkurrjen e veshjeve.

Për tharjen në tel, përdoren simboli i katrorit me viza, ndërsa për tharjen në lavatriçe, përdoret simboli i katrorit me rreth. Vizat në katror nënkuptojnë nëse duhet të përdorni ciklin delikat, ndërsa rrethi në katror nënkupton temperaturën. Sa më shumë pika, aq më e lartë temperatura. Nëse rrethi është i mbushur, duhet t’i thani pa nxehtësi.

Simbolet e zbardhjes

Trekëndëshi nënkupton që mund të përdorni zbardhues. Trekëndëshi me “X” do të thotë se nuk duhet të përdorni, ndërsa ai me vija diagonale nënkupton që mund të përdorni zbardhues që nuk përmban klor.

Simbolet e hekurosjes

Këto simbole janë të thjeshta – më shumë pika, më e larta temperatura. Nëse ka “X”, nuk duhet ta hekurosni. Nëse “X” ndodhet poshtë simbolit të hekurit, nënkupton që nuk duhet të përdorni avull.

të fundit

I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova!

Françeska Murati ka bërë reagimin e parë publik pasi në rrjet u tha se shtëpia e saj e re në…

6 minutes ago

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

Ledri Vula në një intervistë për ‘Pushime on Top’ me Eni Shehun, ka folur në lidhje me projektet e tij…

45 minutes ago

Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është në negociata me Rubin Kazanin për rinovimin e kontratës, pasi klubi rus…

49 minutes ago

Iran-Izrael, Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore e diktuar nga aventurizmi i Tel Avivit, ka marrë fund

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli.…

1 hour ago

Osmani takim me Rohde: Moskonstituimi i institucioneve ka implikime në procese të tjera të rëndësishme për vendin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet…

1 hour ago

Ashpërohet gara për shërbimet e Ardon Jasharit, Man United rivalizon Milanin

Manchester United ka hyrë në bisedime me përfaqësuesit e mesfushorit të Club Brugge, Ardon Jashari, sipas Mirror. Mesfushori ka tërhequr…

1 hour ago