Categories: argetim

Arsyet pse uraganet emërtohen me emra njerëzish

Meqenëse janë të parashikueshme dhe mund të paralajmërohen, Qendra Ndërkombëtare e Uraganeve, që është themeluar më 1950, ka vendosur që uraganet të kenë një emër.

Uraganet Harvey dhe Irma kanë shkatërruar gjatë ditëve të fundit disa pjesë të Karaibeve dhe Shteteve të Bashkuara.

Ekspertët thonë se ky sezon i uraganeve ishte më shkatërruesi në vitet e fundit, pasi deri më tani kemi pasur dhjetë stuhi të fuqishme dhe katër uragane.

Meqenëse janë të parashikueshme dhe mund të paralajmërohen, Qendra Ndërkombëtare e Uraganeve, që është themeluar më 1950, ka vendosur që uraganet të kenë një emër.

Arsyeja e emërimit të uraganeve?

Thjeshtë, janë shumë më lehtë të mbahen mend se sa numrat, krijojnë lidhshmëri më të madhe, duke bërë më praktik paralajmërimin dhe dërgimin e mesazhit përmes mediave. Kjo do të ngrejë më shumë vëmendjen si dhe të shpërndajë njoftimin në masë, teksa komunikimi ndërmjet anijeve, bazave detare, si dhe qendrave tjera është shumë më i lehtë. Madje, ka më pak mundësi të gabimit, ndërsa përdorimi i termeve tjera dhe detajeve, do të mund të shkaktonte probleme të shumta.

Mënyra si emërohen uraganet

Qendra që ka vendosur për emërime para afro shtatë dekadash, ka përzgjedhur vetëm emra femrash, por më 1971 gjysma e tyre u zëvendësuan me emra mashkullor. Janë gjashtë lista me emra të ndryshëm, që përzgjidhen në mënyrë alfabetike, ndërsa ndryshohen në tërësi pas gjashtë vitesh.

Dëmet e mëdha pas stuhisë

Në rast se ndonjë uragan është shumë shkatërrues, emri i tij eliminohet nga lista, pasi do të ishte e pandjeshme të përdoret sërish.

Tags: EmraUragan

të fundit

Policia reagon për sherrin në Rinas: Ishin 18 anëtarë të së njëjtës familje, po shkonin me pushime Antalya dhe u zunë për radhën

Policia Kufitare e Rinasit ka reaguar pas publikimit të një video në rrjetet sociale, ku disa persona të së njëjtës…

5 minutes ago

Ambasada britanike i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë

“Ne vazhdojmë të mbajmë zi për humbjen e oficerit të policisë Afrim Bunjaku gjatë sulmit”, tha të mërkurën ambasada britanike…

18 minutes ago

Tenderat “marrin në qafë” edhe Erion Isain, kryetari i Bashkisë së Kolonjës merret i pandehur nga SPAK

Kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se ai akuzohet për shkelje…

20 minutes ago

Qytetarët rrahin policët në Rinas, ngjarja mbahet e fshehtë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza, ku disa qytetarë kanë dhunuar efektivët e policisë. Ngjarja…

30 minutes ago

Të sharat ndaj Serbisë në koncert, Egli Tako: E ndjeva ta bëja natyrshëm

Në fund të korrikut, këngëtarja Egli Tako performoi në një koncert në Drenicë, ku një moment i saj në skenë…

31 minutes ago

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.…

50 minutes ago