Categories: argetim

Arsyeja pse duhet të dëgjoni muzikë gjatë kohës që punoni

Kur punojmë shumë për të përfunduar një projekt, shumica prej nesh përpiqen të dëgjojnë muzikë, në mënyrë që të përqendrohemi në detyrën që kemi në dorë dhe të rrisim produktivitetin. Por pse e kemi këtë impuls dhe a ia vlen?

Muzika ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe funksionimit të trurit në mënyra të ndryshme dhe ne shpesh shijojmë përfitimet, pa e ditur se muzika është arsyeja.

“Muzika përmirëson inteligjencën, gjendjen shpirtërore, produktivitetin dhe zvogëlon stresin tek të gjithë, pavarësisht moshës. Ajo është e shkëlqyer për trurin, sepse aktivizon pothuajse çdo pjesë të tij. Dëgjimi i muzikës konsiston në mënyrë të vazhdueshme në një tru të shëndetshëm. “- thotë Dr. Catherine Jackson, një psikologe klinike e licencuar, neuroterapiste dhe trajnere e licencuar jashtë.

“Njerëzit më të lumtur dhe më pak të stresuar janë më produktivë, sepse e përfundojnë punën më shpejt, më saktë dhe vijnë me një numër më të madh idesh, të cilat janë më të mira dhe më kreative.”- thotë Dr. Jackson.

Muzika pa tekst shpesh sjell më shumë përfitime. Studimet kanë treguar se dëgjimi i muzikës pa tekst mund të përmirësojë vëmendjen dhe performancën.

“Në praktikë, kjo lloj muzike ka një lloj efekti të quajtur ‘zhurma e bardhë’, me anë të së cilit, dëgjuesit përjetojnë përmirësim të gjendjes emocionale.”- thotë Samantha Morrison, një eksperte e shëndetit për “Glacie Wellness”, një kompani e dedikuar ndaj produkteve shëndetësore natyrale dhe të qëndrueshme.

Sidoqoftë, studimet kanë zbuluar gjithashtu se preferenca subjektive e dëgjuesit ndaj muzikës, në të vërtetë mund të ketë më shumë ndikim se vetë lloji i muzikës. Sidoqoftë, sipas Morrison-it, “dëgjimi i muzikës ndihmon që ne të njohim modelin natyral të trurit, si dhe qendrat e parashikimeve të përkohshme. Kështu truri lëshon dopaminën. Si rezultat, dëgjimi i muzikës krijon reagime pozitive, ul stresin, përmirëson përqendrimin dhe rrit produktivitetin në përgjithësi.”#

Duke mësuar të dëgjojmë dhe të përqendrohemi, ne mund të kanalizojmë produktivitetin tonë dhe të maksimizojmë performancën. Të gjitha këto vetëm duke dëgjuar meloditë që na pëlqejnë.

 

Tags: Muzikpune

të fundit

Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin, presidenti ukrainas takon Von Der Leyen

Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir…

20 minutes ago

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme

Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”. Ndërkohë në…

42 minutes ago

Vuçiç: Protestuesit, terroristë/ Presidenti serb: Ata mund të vrasin njerëz

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm,…

1 hour ago

BSH vendos nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA)

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive…

2 hours ago

Transformim i guximshëm – Gjesti kthehet me flokë rozë

Gjesti ka surprizuar ndjekësit duke shfaqur një pamje krejt të re me flokë rozë, një transformim që e ka ndarë…

2 hours ago

Madonna feston 67 vjetorin e lindjes në një ngjarje të veçantë në Itali

Pas një ndalese të shkurtër në Firence, këngëtarja vazhdoi të shtunën për në Siena për festivalin Palio di Siena, një…

2 hours ago