Marina amerikane ka krijuar një shpërthim të fuqishëm në det të hapur duke përdorur mijëra kilogramë eksplozivë, i cili shkaktoi një tërmet artificial me magnitudë 3,9 i shkallës rihter, për të testuar qëndrueshmërinë e aeroplanmbajtëses gjigante USS Gerald R. Ford.
Shpërthimi ndodhi pranë “përbindëshit bërthamor”, rreth 100 milje larg brigjeve të Floridës. Me anë të një postimi në Tëitter, Marina amerikane konfirmoi qëndrueshmërinë e aeroplanmbajtëses, e cila mund të vijojë misionin e saj pavarësisht nga goditjet që mund të marrë.
Qëlimi i këtij testimi ishte të provonte reagimin e aeroplanmbajtëses nga tronditjet e shkaktuara nga shpërthimi në afërsi të saj.
Si pasojë e shpërthimit në det të hapur, autoritetet sizmologjike amerikane regjistruan një tërmet me magnitudë 3,9 të shkallës rihter.
USS Gerald Ford është aeroplanmbajtësja më e re e flotës detare amerikane, dhe padyshim një nga mjetet e saj më të rëndësishme për të treguar superioritetin në ujërat e globit.
Për ta ndërtuar janë nevojitur rreth 12 vjet dhe 43 miliardë dollarë, por tashmë anija që peshon 100 mijë tonelata dhe ka një gjatësi 337 metrash, është gatshme për misionet e caktuara nga Pentagoni.
Dimensionet e saj mund të përballohen vetëm nga dy reaktorë bërthamorë, që e bëjnë të lundrojë me shpejtësi relativisht të mahnitshme (deri në 60 km në orë), dhe mund të mbajë 90 aeroplanë luftarakë si dhe një ekuipazh që i afrohet 5 mijë ushtarakëve.
Këtë të premte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, foli për zgjedhjet elektorale të 11…
Ditën e sotme, ish-prokurori Arjan Ndoja, është përballur në Gjykatën e Posaçme me Plarent Dervishajn, i akuzuar për atentatin ndaj…
Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiarë për vitin 2025, nga fondi prej 2,25 miliardë lekësh i…
Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka përfunduar. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit…
Mbrëmjen e djeshme, festimet e dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, filluan zyrtarisht me një darkë pritjeje në Venecia…
Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik, që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner. Qeveria shqiptare ka…