Categories: argetimlifestyle

A ekziston dashuria me shikim të parë?

Dashuria është një nga emocionet më të forta që dikush mund të përjetojë.

Ajo është një gjendje kimike e mendjes sonë, e cila është pjesë e gjeneve tona .

Të lidhura

None found

Disa përgjigjen që japin ekspertët për dashurinë

1. Përse bien njerëzit në dashuri?

Kam arritur në përfundimin se dashuria është një nga tri sistemet e trurit, që kanë evoluar prej riprodhimit. Dëshira seksuale ka evoluar që të na shtyjë të kërkojmë partner. Dashuria romantike ka evoluar që ne ta përqendrojmë energjinë vetëm te një njeri, duke kursyer kështu kohë dhe energji. Lidhja emocionale me dikë ka evoluar për të na ndihmuar të qëndrojmë gjatë me një partner aq sa për të rritur fëmijët të sigurt.

2. Përse dashuria na bën të ndihemi mirë?

Sepse disa nga qarqet e trurit që lidhen me kënaqësinë aktivizohen kur biem në dashuri. Kimikati kryesor i çliruar është dopamina, që prodhon eufori, energji, përqendrim dhe largim gjumi. Biologjikisht sjell pasojat e drogës.

3. Ekziston dashuria me shikim të parë?

Po. Ndodh më shpesh te meshkujt sesa te femrat. Kjo sepse meshkujt janë më shumë të dhënë në aspektin vizual. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur të gjithëve na ka ndodhur të ndiejmë një farë tërheqje për dikë që nuk e njohim. Kjo ndodh për një qëllim praktik. Në mbretërinë e kafshëve, ata nuk kalojnë tre muaj njohje, përkundrazi gjejnë sa më shpejt një partner për t’u riprodhuar.

4. Çojnë lidhjet fizike më pas në dashuri?

Mund të ndodhë. Kjo, për shkak se gjatë seksit çlirohet shumë dopaminë, ndaj tregoni kujdes, sepse mund të bini në dashuri me dikë të rastësishëm.

5. A shuhet dashuria me kalimin e kohës dhe si mund ta ringjallim?

Periudha e parë intensive e dashurisë zgjat nga një deri në tre vjet. Pas kësaj, ndjenjat fillojnë të zbehen. Por nëse dy njerëz e ndiejnë shumë njëri-tjetrin, ka mundësi për ta ringjallur ndjenjën e dashurisë. Risitë mund të sjellin romancë, po ashtu edhe intimiteti fizik. Bëni disa nga gjërat që bënit në fillimet tuaja.

Tags: Dashuria

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

6 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago