argetim

A e dini se pse disa makina e kanë portën e karburantit në anën e shoferit e disa të tjera në anën e pasagjerit

Sikurse e keni vënë re, jo të gjitha makinat e kanë në njërën anë portën e furnizimit me karburant. Disa e kanë në anën e shoferit ndërsa disa të tjera në anën e pasagjerit.

Dhe kjo ka një arsye!

Të lidhura

None found

Në fakt, në projektimin e makinave, askush nuk e konfirmon nëse preferenca e shoferëve është faktor përcaktues megjithatë ka një rregullore që tregon se ku duhet të pozicionohet porta e karburantit. Por edhe kjo rregullore në fakt nuk përcakton anën e saktë por vetëm vendin, në fund të automjetit. Inxhinierët janë të lirë që të vendosin portën e karburantit në atë anë të makinës që ofron paketimin më të lehtë.

Por ka edhe një arsye tjetër. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte në karburante nëse të gjitha automjetet do ta kishin portën e furnizimit në njërën anë? Do të bëhej një radhë e gjatë ndërsa 50 % e pikës së karburantit do të mbetej e papërdorur. Kjo duket të jetë arsyeja kryesore se pse disa automjete e kanë në njërën anë e disa të tjera në anën tjetër, për të lehtësuar furnizimin e tyre.

Dhe meqë jemi duke diskutuar për krahun më të përshtatshëm, dy porta karburanti do të ishin mirë, por nuk është në planet e afërta sepse jo vetëm që nuk ka vend për t’i vendosur por edhe kërkesat për këtë janë shumë të ulëta. Dhe në qoftë se nuk e mbani mend krahun e portës së karburantit mjafton te shikoni shigjetën e vogël në formë diamanti në matësin e karburantit; ajo shënjon krahun në të cilin ndodhet./scan

të fundit

Honda zhvillon rrugë që karikojnë automjetet elektrike gjatë udhëtimit

Honda po punon në një teknologji të re që mund të ndryshojë mënyrën se si karikohen automjetet elektrike. Kompania japoneze…

2 minutes ago

Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar pas pamjeve të Radoiçiqit pranë djalit të Vuçiqit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku Milan Radoiçiq shfaqet pranë djalit të…

2 minutes ago

Agim Bahtiri mohon akuzat e “Insajderit” dhe paralajmëron padi për shpifje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër pas publikimit të një artikulli nga portali “Insajderi”, me titullin “Agim…

3 minutes ago

Uragani “Isaias” përfshin SHBA-në, shpallet alarm në Alabama, Georgia dhe Florida; 2 të vdekur dhe mbi 850 mijë persona pa energji

Të paktën dy persona kanë humbur jetën, për shkak të pemëve që u rrëzuan nga uragani Isaias, që goditi disa…

5 minutes ago

Fermerët e Floqit përballen me humbje: shpenzimet për rrushin rriten, çmimi i shitjes mbetet i njëjtë

Kultivimi i rrushit po bëhet gjithnjë e më pak fitimprurës për fermerët, të cilët përballen me rritjen e kostove të…

14 minutes ago

ASH kërkon që historia shqiptare të përfshihet në mënyrë të denjë në muzeumet e Kalasë së Shkupit

Nga Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese shprehen se mbështesin investimet për restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë kultutrore në Kalanë…

16 minutes ago