Categories: argetimlifestyle

5 arsyet pse qëndron akoma në një lidhje toksike

Çdo marrëdhënie ka një nivel toksiciteti, sipas psikoterapistes Ginnie Love Thompson. Është normale që lidhjet të kenë ulje ngritje, por duhet të dish momentin se kur të largohesh.

Shumë e kanë të pamundur të largohen. Pse?

Kanë frikë nga vetmia

Sipas një studimi, frika për të qenë vetëm mund t’i bëjë njerëzit të qëndrojnë në marrëdhënie shkatërruese, për arsyen e thjeshtë se është më mirë të kesh një partner të papërsosur sesa të jesh beqar. Shoqëria ndonjëherë mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë se të qenit beqar ose vetëm është një gjë negative.

Ata që kanë vetëvlerësim të ulët

Studimet sugjerojnë gjithashtu që njerëzit që kanë vetëvlerësim të ulët kanë një tendencë të qëndrojnë në marrëdhënie jo të shëndetshme. Ata që përjetojnë abuzime dhe sjellje toksike për shumë kohë, mund të mos shkëputen dot.

Ndihen personalisht përgjegjës për partnerin dhe veprimet e tyre

Pas një situate ose ballafaqimi të pakëndshëm, një abuzues di të bëjë viktimën dhe ta bëjë partnerin të ndihet fajtor.

Kjo sjellje shpesh zhvillohet gradualisht, duke e bërë kështu të vështirë për një person të kuptojë se po ndodh.

Të besosh se gjërat mund të ndryshojnë

Shumë njerëz që janë në marrëdhënie toksike rrinë me partnerin e tyre dhe besojnë se gjërat do të përmirësohen një ditë ose se marrëdhënia mund të shpëtohet. Ata gjithashtu mund të supozojnë se sjellja jo e shëndetshme e partnerit të tyre është rezultat i rrethanave të vështira, ose se ata mund të ndryshojnë disi marrëdhënien duke qenë vetë një partner më i mirë. Por në realitet, sjellja shpesh përkeqësohet me kalimin e kohës dhe njerëzit thjesht dëmtohen gjithnjë e më shumë.

Të kesh frikë nga refuzimi

Një arsye tjetër është refuzimi – ata qëndrojnë në një marrëdhënie jo të shëndetshme sepse kanë frikë se mos refuzohen në të ardhmen, kështu që ata lidhen me partnerin e tyre aktual. Njerëzit që kanë frikë nga refuzimi mund ta kenë të vështirë të shprehen, të shprehin mendimet e tyre dhe të mbështeten në këmbët e tyre.

të fundit

Te Milani nuk heqin dorë lehtë nga Granit Xhaka, Igli Tare nis sërish kontatet me Leverkusen

Granit Xhaka është kthyer në objektivin kryesorë të skuadrës së Milan. Pavarësisht refuzimit të Bayer Leverkusen dhe rezistencës nga gjermanët,…

3 minutes ago

Barcelona po planifikon që ti japë numrin 10 në fanellë Lamine Yamalit për ditëlindjen e 18-të

Lamine Yamal pritet të trashëgojë fanellën me numrin 10-të te Barcelona në ditën e 18-vjetorit të tij, më 13 korrik,…

5 minutes ago

Politikani britanik Nigel Farage shpërthen keq ndaj Ramës: Hipokrit, merri mbrapsht kriminelët e tu…

Nigel Farage, ka ndërmarrë një sulm të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar që ai “t’i marrë…

6 minutes ago

Publikohen pamjet e fëmijëve në monopatina para aksidentit, prapa tyre një makinë policie

Pamjet që shihni më poshtë, janë ekskluzive të siguruara nga “Ora News”, të aksidentit të rëndë që ndodhi tre ditë…

18 minutes ago

E rëndë në Vlorë/ Turisti italian humb jetën sapo futet në det

Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, ku një shtetas italian, G.…

42 minutes ago

Giorgia Meloni bëhet virale, mimikat e fytyrës së saj në samitin e NATO-s po bëjnë xhiron e botës (VIDEO)

Një video e Giorgia Melonit duke bërë mimika me fytyrën në prag të Samitit të NATO-s në Hagë të mërkurën,…

52 minutes ago