Categories: argetimlifestyle

3 arsye pse vajzat mund të bëhen të bezdisshme për një mashkull

Ju mund të jeni të bukura, tërheqëse, elegante, mund të visheni me shije, e të dini të ecni në majë të takave, por në qoftë se eni këto të meta, pamja nuk do ju vijë në ndihmë.

Meshkujt i konsiderojnë vajzat të bezdisshme nëse ato janë:

Të lidhura

None found

Arrogante:Arroganca dhe vetëbesimi janë dy tipare të ndryshme dhe femrat shpesh i ngatërrojnë ato. Disa për arrogancë kuptojnë pikërisht vetëbesimin. Ju duhet të besoni në veten tuaj dhe të jeni të vetëdijshme për cilësitë tuaja të mira që ju ndajnë nga turma, por në momentin kur filloni t’i trajtoni njerëzit me inferioritet, nga më e bukura bëheni personi më i shëmtuar. Vajzave të tilla, meshkujt kurrë nuk iu afrohen…

Mbretëresha e dramës:Çdo njeri në botë dëshiron vëmendje dhe ndonjëherë përpiqet për ta fituar atë, por tentimi për të tërhequr vëmendje në çdo situatë të mundshme është vepër shumë e shëmtuar dhe e neveritshme. Meshkujt nuk i durojnë femrat që vazhdimisht bëjnë fjalë dhe kërkojnë qime në vezë. Nëse ju ka rënë ngjyra e thonjve apo keni grisur bluzën tuaj të preferuar, qetësohuni. Askush nuk e do mbretëreshën e dramës pranë tij.

Që merren me thashetheme:Vajzat që dinë gjithçka, prej asaj se çfarë bën kushërira e largët e shoqes së tyre së kohës së kopshtit dhe fëmijërisë, deri te ajo se kush ishte mbrëmë me kë dhe ku ishte ulur, thjesht i irritojnë meshkujt. Jo vetëm meshkujt, njerëz të tillë nuk pëlqehen as nga femrat. Të gjithë nganjëherë merremi nga pak me thashetheme, por nëse thashethemet janë bërë të zakonshme në jetën e përditshme, definitivisht jeni më pak tërheqëse.

të fundit

“Urdhër nga lart”/ BIRN: Policia ka vendosur gjoba të shumëfishta dhe ka shoqëruar protestuesit paqësorë

Prej miratimit të akteve normative, Policia ka gjobitur mbi 100 protestues paqësorë dhe ka shoqëruar në komisariate shumë prej tyre,…

8 minutes ago

Presidenca mohon largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë

Presidenca reagon pas kritikave për fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet se fotografia…

8 minutes ago

Sot parashikohen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare

Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, ndërsa në rend dite kanë çështje të ndryshme…

9 minutes ago

Blerja e banesës në Shqipëri, 76% më e kushtueshme ndaj të ardhurave se dhjetë vite më parë

Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese është bërë…

17 minutes ago

Letra nga Londra për Specialen, Bytyçi i kërkon Kosovës kujdes: Veprimet e nxituara mund të sjellin pasoja të rënda

Letra e kryeministrit britanik, Andy Burnham, drejtuar kryeministrit Albin Kurti, në të cilën rikonfirmohet mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për…

19 minutes ago

Klubi trevjeçar që po afron ish-yje të Ligës Premier

Me një total prej 713 paraqitjesh në Ligën Premier, katër emra të njohur të futbollit anglez janë përfshirë në një…

20 minutes ago