Reperi amerikan me origjinë nga Atlanta, Silentó, i njohur për hitin “Watch Me (Whip/Nae Nae)”, është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e kushëririt të tij në vitin 2021.
Ricky Lamar Hawk, emri i vërtetë i artistit 27-vjeçar, u deklarua fajtor me probleme mendore për vrasje të qëllimshme, si dhe për akuza të tjera si sulm i rënduar, posedim armësh dhe fshehje të vdekjes së një personi.
Ngjarja ndodhi në janar 2021 në Panthersville, Georgia, ku policia gjeti trupin e kushëririt të tij, Frederick Rooks III, me plagë të shumta nga armë zjarri. Një automjet i bardhë tip BMW, me të cilin reperi ishte parë më herët së bashku me viktimën, u kap nga kamerat e sigurisë duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Para këtij rasti, Silentó ishte përballur edhe me akuza të tjera për dhunë, përfshirë një incident në 2020 ku u akuzua për sulm me sëpatë ndaj dy personave në Los Angeles.
Reperi ka folur hapur për betejat e tij me shëndetin mendor, duke pranuar se fama i ka shtuar presionin dhe vuajtjet e brendshme.
“Kam luftuar me demonët gjithë jetën time,” ka thënë ai më herët. “Depresioni nuk të lë kur bëhesh i famshëm.”
Viktor Gyokeres, sulmuesi suedez është një nga emrat më të nxehtë të afatit kalimtar veror, pasi numrat e tij flasin,…
Bashkia e Durrësit ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e…
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu, kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me Edi Ramën, qeverisjen…
Klubet e mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, shpenzojnë shuma të mëdha parash për të sjellë përforcime. Kështu që katalanasit tani kanë…
Një pjesë e madhe e internetit u ndërpre të enjten, duke prekur një gamë shërbimesh, nga platforma globale e cloud-it…
Thomas Frank është trajneri i ri i Tottenham Hotspur, me klubin që ka konfirmuar ardhjen e tij përmes rrjeteve sociale.…