Këngëtarja Taylor Swift ka surprizuar një fanse të vogël, pasi vendosi të reagojë personalisht ndaj një videoje virale në TikTok, e cila preku miliona njerëz në rrjete sociale.
Gjithçka nisi më 23 prill, kur Natalie Hulec, nëna e vajzës 8-vjeçare Madeline, publikoi një video ku e bija po bënte detyrat e shkollës. Në atë moment, nga oborri i fqinjit dëgjohej tingulli i një kitare. E vogla, duke përfituar nga rasti, shkroi një mesazh në letër, e palosi si avion dhe e hodhi përtej gardhit, duke i kërkuar fqinjit të saj – muzikantit Ethan Hayes – t’i luante një këngë të Taylor Swift.
None found
Hayes ia plotësoi dëshirën dhe i luajti “Love Story”, duke e bërë Madeline-n të shpërthente nga gëzimi. Videoja u shpërnda me shpejtësi dhe brenda pak orësh mori mijëra shikime.
Njerku i vajzës, Russell, tregoi se gjithçka kishte qenë thjesht një moment i këndshëm që Madeline donte ta ndante me miqtë: “Ishte vetëm një moment i lezetshëm që ajo donte ta ndante… Të nesërmen në mëngjes u zgjuam dhe videoja kishte 10 mijë, 15 mijë, pastaj 20 mijë shikime. Ishim të habitur”.
Pas jehonës së madhe, Taylor Swift vendosi të dërgojë një paketë surprizë për Madeline-n. Në të kishte një mesazh të shkruar me dorë dhe një kitarë të firmosur nga koleksioni i saj “Midnights”.
Në letrën e saj, Taylor i shkroi vajzës së vogël:
“E dashur Madeline, desha vetëm të të them që u gëzova SHUMË kur i kërkove fqinjit tënd të të luante këngën time. Më solle buzëqeshjen më të madhe në fytyrë! Po të dërgoj kitarën tënde, në rast se edhe ti dëshiron të mësosh të luash! Të dërgoj gjithë dashurinë time.”
E gjithë historia, që nisi me një copë letër të palosur në formë avioni, u kthye në një moment të paharrueshëm për Madeline-n – dhe një tjetër dëshmi e afërsisë së Taylor Swift me fansat e saj
Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë…
Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës votojnë sot për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion ky që përfaqëson…
Kandidati Visar Memeti ka votuar sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat po mbahen më 8 nëntor. Përmes…
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.…
Aliba Bellingham, gruaja që u përfol si partnerja e re e Andrew Mountbatten-Windsor, ka reaguar për herë të parë ndaj…