Anash

“Synoja të qëlloja zyrtarët e administratës së Trump”/ Zbardhet dëshmia e autorit të sulmit në Shtëpinë e Bardhë

Autori i të shtënave me armë zjarri në një incident ku ndodhej edhe presidenti amerikan Donald Trump, Cole Thomas Allen ka dëshmuar për autoritetet pas arrestimit të tij. Allen u tha autoriteteve pas arrestimit se ai po synonte zyrtarët e administratës Trump, sipas raportimeve të CBS News. CBS gjithashtu ka raportuar se gjatë incidentit u qëlluan të paktën pesë deri në tetë të shtëna me armë zjarri.

Të ftuarit u fshehën poshtë tavolinave, ndërsa vetëm pak më pas, Trump postoi në Truth Social se autori i të shtënave ishte “kapur”.

“Kam rekomanduar që ‘ta vazhdojmë shfaqjen’, por do të udhëhiqem plotësisht nga forcat e rendit. Pavarësisht këtij vendimi, mbrëmja do të jetë shumë ndryshe nga sa ishte planifikuar dhe thjesht do të na duhet ta bëjmë përsëri”, shkroi ai, ndërsa më vonë u tha se do të planifikohej sërish pas 30 ditësh.

Trump tha se një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua nga një distancë shumë e afërt, por u shpëtua nga jeleku i tij antiplumb.

“Sapo fola me agjentin dhe ai është shumë mirë,” tha Trump. “Ai është në gjendje shumë të mirë shpirtërore, dhe ne i thamë që e duam dhe e respektojmë, dhe ai është një njeri shumë krenar.”

të fundit

Aksident i rëndë në Tiranë/ 2 automjete përplasen tek Ura e Çerkezës, humb jetën një nga drejtuesit

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, tek Ura e Çerkezës, ku 2 automjete janë përplasur mes…

30 minutes ago

VIDEO/ Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet zhyten 74 cm

Një dëshmi tronditëse nga brenda kantierit të projektit “Durrës Marina” ngre alarmin për sigurinë e dy prej godinave të para…

49 minutes ago

Atentati ndaj Kreshnik Mujecit për hakmarrje? Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen…

Pista e parë e hetimit ndaj atentatit të sotëm në Balldren të Lezhës, mendohet të jetë hakmarrja pasi Kreshnik Mujeci…

1 hour ago

Trump: Incidenti me të sht*na në darkë nuk do të kishte ndodhur nëse salla e vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë do të ekzistonte

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump lidhi të shtënat në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të shtunën në mbrëmje me sallën…

2 hours ago

Vrasja me armë zjarri në Balldren të Lezhës/ Policia jep detaje: Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij 32-vjeçare viktimat e atentatit, autorët…

Policia e Lezhës ka dhënë njoftimin e saj të parë për atentatin me 2 viktima në Lezhë. Sipas policisë, rreth…

2 hours ago

Zbardhen detaje nga atentati në Lezhë/ E shkuara e viktimes Kreshnik Mujeci, në 2017 u arrestua për vrasjen e Gegë Mëhillit

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në Balldren të Lezhës, ku mbetën të vrarë…

3 hours ago