Presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Izraelin të mbrohet kundër sulmeve iraniane dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon.
Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë në lidhje me takimin mes presidentit amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe këshilltarëve të tyre të sigurisë kombëtare.
Deklarata, e cila u lëshua pas fillimit të sulmit iranian ndaj Izraelit, tha: “Ata rishikuan gjendjen e përgatitjeve të SHBA për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër këtyre sulmeve dhe për të mbrojtur personelin amerikan në rajon”.
SHBA-të po dërgojnë mijëra trupa në Lindjen e Mesme, siç njoftoi më herët Pentagoni, me qëllim, siç thotë, për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme.
Skuadriljet e avionëve luftarakë dhe personeli i tyre do të përforcojnë praninë e tyre në rajon, tha një zëdhënës i Pentagonit.
Vedat Muriqi ia ka siguruar edhe një fitore Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi i Kosovës, shënoi golin e vetëm…
Bayern Muncheni është befasuar nga Lille në Ligën e Kampionëve. Bavarezët pësuan humbje minimale në kuadër të xhiros së pestë…
Pas çokollatës së Dubait dhe pijeve me matcha, një kombinim i ri mund të tërheqë vëmendjen e konsumatorëve britanikë në…
Tregu i Krishtlindjeve Kernow, në Cornwall të Anglisë, është anuluar pas fundjavës së hapjes. Vizitorët kritikuan dallimin mes pamjeve promocionale,…
Një turist zviceran humbi jetën pasi grupi me të cilin po ecte në Parkun Kombëtar të Malit të Kamerunit hasi…
Gjyqtarët në Izrael i kanë rekomanduar prokurorisë të shqyrtojë tërheqjen e akuzave për ryshfet ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, në një…