Zhurmë të madhe bëri në rrjet takimi gjysmë ‘i fshehtë’ i konkurrentit të “Për’puthen”, Keijsi Hysenit, me kupid-in e emisionit, Loredana Brati.
Mes vrulit të ngjarjes, Loredana njoftoi largimin nga emisioni duke e justifikuar me arsye personale, por më shumë u duk si ndëshkim për thyerjen e rregullores së programit. Asaj s’i lanë kohë të shpjegohej. Megjithëse kërkoi fjalën për herë të fundit në studio, prezantuesja Megi Pojani nxitoi të shfaqte klipin ku Loredana i jepte nga një mesazh të shkurtër djemve, si këshillat e fundit para se të largohej.
None found
Keijsin e “kryqëzuan” në studio. Megi dhe opinionistët i kërkuan shpjegime për arsyet e takimit kundër rregullores, ndërsa konkurrenti shpjegohej se kishin ngrënë drekë-darkë vetëm me njëri-tjetrin, për respekt. Këtë respekt e vuri në pikëpyetje e gjithë studio, ndërsa pati edhe një përplasje të fortë mes Keijsit dhe Stelinës, vajzës me të cilën ai po njihet këto tre javë.
Pas toneve të larta të zërit dhe ndërhyrjes së opinionistit Laert Vasili, “çifti në tentativë” u pajtua dhe duket se prej tyre kemi zhvillime.
Sot, në InstaStory, Keijsi ka ndarë një foto pikërisht me Stelinën. Pasi i kishte premtuar xhiron me motorr, duket se më në fund e ka mbajtur fjalën. S’e dimë nëse po thyejnë rregullat e emisionit, apo është takimi i radhës i xhiruar mes tyre. Mirëpo, çfarë na tërhoqi vëmendjen është gjesti romantik i Keijsit: kënga që shoqëron story-n është “Jay-Z ft Beyonce – 03 Bonnie & Clyde”, ndërsa ka mbuluar me trëndafil fytyrës e saj megjithëse dallohet qartë që është Stelina.
Autoritetet ukrainase njoftuan se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një vale…
Procesi për një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme,…
Andy Burnham ka siguruar një fitore të thellë në zgjedhjet e pjesshme parlamentare në Makerfield, duke u rikthyer në Parlamentin…
Familja e Lionel Messi ka njoftuar se Jorge Messi po përballet me një situatë delikate shëndetësore dhe se aktualisht ndodhet…
Kanadaja më në fund regjistroi fitoren e saj të parë në Kupën e Botës, duke shkatërruar Katarin me rezultat 6-0…
Ylli i Kanadasë, Ismael Kone, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fitoren 6-0…