Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe deri më 29 gusht 2025, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Aplikimi për regjistrim duhet të jetë individualë dhe mund të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Nga data 23 korrik dhe deri të premten, më 22 gusht 2025, përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 16.902 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 13.360, ndërkaq janë refuzuar 3.542, raporton KosovaPress.
Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tyre jashtë Kosovës, dokument identifikues në të cilin është e shënuar adresa e banimit, vërtetim i adresës nga autoriteti lokal, kontratë të qirasë, faturë shërbimesh, dokument i lëshuar nga banka apo kompania e sigurimit, dokument që dëshmon adresën e personit tek i cili qëndrojnë përkohësisht, dëshmi tjetër banimi për rastet specifike, rezervim hoteli, konvikti, etj.
Sipas procedurës, aplikimet e pakompletuara, të cilat kanë mungesë të dokumenteve mbështetëse, do të refuzohen.
KQZ thotë se shtetasit e Kosovës që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, do të mund të votojnë përmes postës në periudhën e cila do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor 2025
Dy 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ndodhi…
Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën "Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34 milion dollarë) për…
Aksident në autostradën Durrës- Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Fllakës. Ende nuk dihen pasojat e këtij aksidenti, ndërsa është…
Rike Roçi ka ndezur rrjetin me paraqitjet e saj të fundit në Instagram, ku ka ndarë disa fotografi nga pushimet…
Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur” dhe “vazhdon të rritet”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark…
Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë…