Anash

Pse fshihen gratë e politikanëve në Shqipëri? Anita Haradinaj flet për kafen me Monika Kryemadhin

Në një pjesë tjetër të bisedës në Grida Duma Podcast, Anita Haradinaj ndau një reflektim për rolin dhe sjelljen publike të grave të politikanëve, duke theksuar se shpesh ato qëndrojnë shumë të distancuara nga shoqëria.

Në dialog me Grida Duma, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj tha se një nga gjërat që nuk i pëlqen është fakti që shumë prej tyre qëndrojnë “hermetike” dhe nuk shfaqen si njerëz të zakonshëm në publik.

Të lidhura

None found

“Duhet të shfaqen jo pse janë gra politikanësh, por të shfaqen si njerëz. Mandati është kontratë pune. Ke kontratë për katër vjet dhe një ditë nuk do të jesh më në atë pozicion. Nuk je monarki, nuk je mbretëreshë dhe nuk e trashëgon dot”, u shpreh ajo.

Anita Haradinaj bëri edhe një krahasim mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke thënë se në Kosovë politikanët dhe familjarët e tyre shihen më shpesh në ambiente të zakonshme shoqërore.

“Çuditem sidomos këtu në Shqipëri. Në Kosovë takon edhe ministra në lokal apo në bar në darkë duke ndenjur me shoqërinë e vet. Kurse këtu janë shumë hermetikë. Unë kurrë n’jetë nuk më ka ndodh me pa për shembull gru politikani në kafe duke pi kafe me shoqe. Përveç kam pi njëherë kafe me Monikën”, deklaroi Haradinaj.

Anita Haradinaj tha se ka vlerësuar stilin e drejtpërdrejtë të Grida Duma gjatë kohës kur ishte deputete.Po ashtu, Haradinaj përmendi si figura që i pëlqejnë në politikën shqiptare edhe Jozefina Topalli dhe Monika Kryemadhi, duke theksuar se tek Kryemadhi vlerëson veçanërisht temperamentin rebel.

të fundit

Protesta pas Asamblesë së PS: thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe “Qeveri e krimit”, kryeministri i fton sërish në dialog

Në përfundim të Asamblesë së PS në Tiranë, kryeministri teksa ka dalë nga ambientet e  Akademisë së Arteve është pritur…

47 seconds ago

Edi Rama’s visit to Struga and Ohrid brings road closures tomorrow from 06:00 to 17:00

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Strugë dhe Ohër, bllokime nga ora 06:00 deri në 17:00.SPB Ohër njofton se…

12 minutes ago

Safe City” system starts automatic penalties for illegal parking from December

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“ (Safe City) zyrtarisht do të ketë një funksion…

12 minutes ago

Trump: Iran wants a deal I won’t accept, Putin and Zelensky hate each other

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe kufizime të reja për kompanitë amerikane të…

12 minutes ago

New study on cannabis: mental health problems, especially in women and young people

Një studim i ri amerikan ngre shqetësime për lidhjen mes përdorimit problematik të kanabisit dhe shëndetit mendor, veçanërisht te gratë…

13 minutes ago

Berisha calls on Veliaj and Spiropali: tell Albanians the crimes, let’s remove the Rama-Balluku duo

Këtë të shtunë, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje Erion Veliajt dhe…

13 minutes ago