Anash

PARADA SHQIPTARE NË NEW YORK/ Një festë e identitetit dhe krenarisë kombëtare

Mijëra shqiptarë marshuan sot në rrugët e Manhattan-it, si pjesë e parades dedikuar diasporës sonë në New York. Shqiptarët manifestuan kulturën dhe identitetin kombëtar me flamuj, valle dhe muzikë. Festimet kulmuan me një koncert dhe aktivitete kulturore në rrugën 72, në një atmosferë bashkimi dhe krenarie shqiptare.

Në zemër të Manhattan-it, mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora u mblodhën këtë të shtunë për t’iu bashkuar parades, por edhe festës shqiptare në New York.

Ngjarja, e organizuar nga “Albanian Roots”, shënon një nga momentet më të rëndësishme të bashkimit kulturor të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë gjallëri, krenari dhe emocion në rrugët e qytetit.

Parada paraditen e së shtunës me orën lokale nga zona e Central Park West, për të vazhduar përgjatë rrugës së 81-të deri në 68th Street, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve amerikanë dhe turistëve të shumtë.

Pjesëmarrësit mbanin flamuj kuqezi, veshje tradicionale dhe pankarta me mesazhe që pasqyronin lidhjen e fortë me rrënjët shqiptare. Banda muzikore, valltarë popullorë dhe këngëtarë të njohur interpretuan gjatë gjithë marshimit, duke e kthyer eventin në një festë të hapur.

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, priti përfaqësues të komunitetit shqiptar në rezidencën e tij, duke vlerësuar kontributin e diasporës shqiptare në jetën qytetare dhe kulturore të qytetit. Ai theksoi se diversiteti është një nga pikat më të forta të New York-ut dhe se komuniteti shqiptar është shembull për këtë frymë bashkëjetese.

Pas përfundimit të paradës, festimet vijuan me një koncert dhe aktivitete kulturore në zonën e W 72nd Street. Parada shqiptare në New York është më shumë se një ngjarje festive, ajo është një manifestim krenarie, uniteti dhe trashëgimie që kalon brezat dhe kontinentet.

të fundit

Plagosja në Durrës/ Arrestohet autori pas disa orësh, shoqërohet në spital me polici

Altin Lekgega, autori i plagosjes së Liridon Rada pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është vënë në pranga nga…

2 minutes ago

SHBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales në rastin Thaçi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit francez Nicolas Yann Guillou, i cili pati një rol kyç…

20 minutes ago

Heidi Baci feston ditëlindjen/ Zbuloni postimin e fundit emocional, fotot, dhe fjalët e përzgjedhura

Moderatorja shqiptare Heidi Baci feston ditëlindjen. Në këtë datë speciale ajo ka vendosur që të bëj një shkrim emocionues. “Nuk…

39 minutes ago

Gazetari nga RMV denoncon kryetarin e komunës së Tetovës dhe dajën e tij: Tentuan të pengonin punën time si gazetar

Një gazetar i Maqedonisë së Veriut, Nevrij Ademi, ka denoncuar pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë një rast të paprecedentë të…

53 minutes ago

Zhdukja pa gjurmë e Daniel Shimës, çfarë deklaronte Arben Ahmetaj: Është kërcënuar për 43 milionë euro

Ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është zhdukur pa gjurmë ditën e sotme ndërsa ishin familjarët që denoncuan në Policinë e…

1 hour ago

Situata me zjarret në vend, ende vatra aktive/ Zjarrfikësit në terren në ‘luftë’ me flakët

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, datë 20.08.2025, deri në orën 20:00, datë…

2 hours ago