Anash

Numërimi i votave/ Kush po prin në komunat me shumicë serbe?

Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në shumicën e komunave me shumicë serbe po prin kandidatët e Listës Serbe – partia kryesore e serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në Mitrovicë të Veriut, në bazë të 1.44 për qind të votave të numëruara, po prin Millan Radojeviç me 40.16 për qind të votave. Në vendin e dytë është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 33.86 për qind.

Në Kllokot, sipas 19.75 për qind të votave të numëruara, i pari është Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe me 56.17 për qind të votave, pasuar nga Sreçko Spasiq nga Uniteti Kombëtar Serb me 22.64 për qind.

Në Ranillug, në bazë të 8.65 për qind të votave të numëruara, prin Tanja Antiq nga Lista Serbe. I dyti është Ivan Petroviq nga Lëvizja Kombëtare Serbe me 16.51 për qind.

Në Graçanicë, Lista Serbe me kandidatin e saj Novak Zhiviç është i pari me 60.53 për qind të votave, bazuar në 13.38 për qind të votave të numëruara. I dyti është Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare me 28.23 për qind.

Në bazë të 13.75 për qind të votave të numëruara, në Zveçan i pari është Dragisha Milloviq nga Lista Serbe me 77.67 për qind të votave, pasuar nga Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 7.51 për qind të votave.

Në Zubin Potok, në bazë të 9.85 për qind të votave të numëruara, Millosh Peroviç është i pari me 83.41 për qind të votave. I dyti në këtë komunë është Stevan Vulloviç nga Lidhja e Kosovës me 4.38 për qind të votave të fituara.

SHIKONI EDHE:Veriu i Kosovës voton në zgjedhjet që pritet t’i largojnë kryetarët shqiptarë nga pushteti
Në Shtëprcë, në bazë të 4.12 për qind të votave të numëruara, Valmir Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 27.49 për qind. I dyti është Ivica Tanasijeviq i Listës Serbe me 27.49 për qind.

Në Novobërdë, sipas 23.89 për qind të votave të numëruara, Bajrush Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 41.09 për qind, pasuar nga Sasha Millosheviq i Listës Serbe me 30.13 për qind.

Në Leposaviq, në bazë të 11.84 për qind të votave të numëruara, Zoran Todiç nga Lista Serbe prin me 70.62 për qind të votave, pasuar nga Vlladimir Radosavlejviç i Demokracisë Serbe me 9.48 për qind.

Në Partesh sipas 8.51 për qind të votave, Dragan Petkoviq nga Lista Serbe prin me 89.08 për qind të votave, pasuar nga Sllaxhan Mlladenoviq nga Lidhja e Kosovës me 10.92 për qind./REL

të fundit

Vuçiç uron Listën Serbe “për fitoren” në Kosovë: Urime për njerëzit tanë të pa lodhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka uruar “për fitoren” në zgjedhjet lokale në Kosovë, Listën Serbe. Vuçiç në postimin e…

4 hours ago

Horoskopi 13 Tetor 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

Dashi Ese lidhja juaj ne çift ka qene e mire gjithë këto kohe, edhe sot do ja kaloni për mrekulli…

4 hours ago

Numërohen rreth 40% të votave, VetëVendosje drejt fitores në Podujevë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është drejt fitores pa balotazh edhe për një mandat në…

4 hours ago

LDK shpall fitoren në tri komuna në rund të parë, Abdixhiku: Rezultat i mirë dhe në Prishtinë e Pejë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shpalli fitoren në rund të parë në Istog, Lipjan dhe Junik. Abdixhiku…

5 hours ago

Kandidati i saj udhëheq me 52%, LVV shpall fitoren në Podujevë

Kreu aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ka fituar zgjedhjet në rundin e parë. Para aktivistëve…

5 hours ago

Numërohen mbi 8 për qind të votave në Vushtrri, kryeson PDK, VV e ndjek nga pas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi tetë për qind të votave në Komunën e Vushtrrisë. Nga 8,11 për qind…

6 hours ago