Gjatë një debati në lavanderinë e Big Brother VIP Kosova mes Klodit, Labit dhe Elijones, situata u bë mjaft emocionale kur Elijona pranoi ndjenjat e saj për Klodin.
Fillimisht, Elijona dukej e nervozuar dhe përpiqej të largohej nga lavanderia, por Klodi ia bllokoi rrugën. Ajo i tha Labit se nuk donte të qëndronte sepse po shpifnin për të.
Klodi dhe Labi e pyetën për xhelozinë e saj, duke u përpjekur të kuptonin reagimin e saj kur Klodi po ndihmonte Benitën. Elijona, e nervozuar, i kërkoi Labit të ndalonte shpifjet.
Në fund, Labi i tha Elijonës për ndjenjat e Klodit: “A e di ti sa të do dhe sa të respekton ky?”
Elijona i përgjigj me ironi: “Shumë po më do”.
Më pas shtoi sinqerisht: “Edhe unë e dua”.
Klodi, i befasuar dhe duke buzëqeshur, e pyeti: “Çka the?”
Dyshja qeshën së bashku, ndërsa Labi iu bashkua me një të qeshur të madhe.
Elijona përfundoi duke thënë: “Por a e dëgjove gjithë bisedën?”
Momenti u konsiderua një nga më të sinqertët dhe emocionuesit në shtëpi, duke treguar afrimin dhe ndjenjat që po zhvillohen mes Klodit dhe Elijonës.
Ushtria izraelite thotë se ka rikuperuar trupin e pengut të fundit të mbetur në Gaza. Ajo kishte qenë në kërkim…
Ditën e sotme, policia ka arrestuar 56-vjeçarin Mikel Ndoji, pasi mëngjesin e sotëm plagosi me thikë vajzën e tij, Xhenisa…
Kryeministri Edi Rama, është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryetari i Knesset, Parlamenti i Izraelit, Amir Ohana. Rama shoqërohet…
Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes, të themeluar nga presidenti…
Sulmuesi brazilian Rafinja, realizoi një tjetër gol për Barcelonën. Që nga rikthimi i tij nga dëmtimi që e pengoi në…
Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë. Hana Orllati nga Kosova ka…