Një moment i sikletshëm dhe i komentuar gjerësisht është shënuar gjatë mbrëmjes së fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Hygerta e ka vënë në pozitë të vështirë Labin, teksa të dy ndodheshin në të ashtuquajturën “dhoma e ndjenjës”.
Gjatë bisedës, Hygerta vendosi të rikthente në vëmendje një situatë nga jashtë shtëpisë, e lidhur me rrjetet sociale, e cila solli menjëherë tension dhe reagime. Ajo ia përmendi hapur Labinit një veprim konkret, duke i thënë pa doreza:
“Ma ke bërë dy herë follow, unë nuk ta kam kthyer.”
Deklarata e saj e befasoi Labinin, i cili u shfaq i habitur dhe pretendoi se nuk e mbante mend një veprim të tillë. Megjithatë, situata nuk u mbyll aty, pasi biseda vijoi edhe në prani të banorëve të tjerë, duke e bërë momentin edhe më të sikletshëm.
Në diskutim u përfshi edhe Ludo Lee, i cili reagoi me ironi, duke pyetur:
“Ti krejtve ua ke bërë follow a?”
Hygerta, nga ana e saj, vijoi me tone të drejtpërdrejta, duke sqaruar versionin e saj të ngjarjes:
“Si ndoshta, mos më thuaj mua ndoshta. Më ke bërë follow, s’ta ktheva, e hoqe, më bëre prapë, s’ta ktheva, prandaj më more inat dhe m’u sule.”
Pas kësaj, Labini u përpoq të justifikohej, duke deklaruar:
“E kam parë listën nëpër media dhe i kam bërë.”
Situata u komentua gjerësisht nga banorët e tjerë, të cilët e panë si një moment të papritur dhe mjaft të pakëndshëm për Labinin. Episodi u konsiderua nga publiku dhe nga vetë banorët si një nga momentet më të sikletshme të mbrëmjes brenda shtëpisë së BBVK, duke shtuar edhe më shumë tension në marrëdhëniet mes banorëve dhe duke ndezur diskutime të reja si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.
Këngëtari i njohur nga Peja, Gjesti, ka reaguar për herë të parë që pas vdekjes së vëllait të tij, Eldionit.…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Ukrainës garanci sigurie për 15 vjet, tha Volodymyr Zelensky, gjatë bisedimeve mbi…
Këngëtari Gjesti është bërë i "gjallë" në rrjete sociale. Ai ka reaguar për herë të parë me zë e figurë…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke…
Pparaditen e sotme, një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë. Sipas të dhënave paraprake,…
Mesditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka firmosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të…