Anash

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, një kontratë martese prej 100 milionë dollarësh?

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet thuhet se kanë nënshkruar një kontratë martesore me vlerë marramendëse 100 milionë dollarë.

Sipas një postimi viral të publikuar nga Hoops Crave në platformën X, themeluesja e Kylie Cosmetics dhe aktori i filmit Wonka kanë rënë dakord të martohen në fund të vitit 2026, si pjesë e një marrëveshjeje biznesi.

Sipas këtij pretendimi, plani synon të rrisë shikueshmërinë e serialit reality The Kardashians, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre mund të ketë edhe dimension strategjik, përtej aspektit romantik. Një martesë e mundshme do të paraqitej si një event i madh televiziv.

Raportohet se nëna e Kylie-t, Kris Jenner, ka hartuar një “marrëveshje dasme” për vajzën dhe partnerin e saj, e cila do t’i detyronte të martoheshin deri në fund të vitit 2026, në kuadër të produksionit të The Kardashians.

Shuma prej 100 milionë dollarësh përmendet si fitimi i parashikuar që familja pret të gjenerojë nga një speciale televizive e dasmës.

Gjithashtu, pretendohet se Timothée do të përfitojë një përqindje nga të ardhurat e emisionit, si edhe një marrëveshje promovimi me markat e Kylie-t, në këmbim të pjesëmarrjes së tij.

Ky informacion vjen pas një raportimi të revistës Heat, sipas së cilës ylli 28-vjeçar i reality show-t dëshiron të ketë një tjetër fëmijë me aktorin 30-vjeçar përpara se të mendojë për martesë.

“Ata tashmë jetojnë bashkë dhe kanë folur hapur për të pasur fëmijë. Tim dëshiron shumë të bëhet baba dhe Kylie është shumë e etur për një tjetër fëmijë. Stormi dhe Aire po rriten shpejt dhe ajo ndjen mungesën e një bebeje në shtëpi,” ka deklaruar një burim.

“Tim është shumë i kujdesshëm me fëmijët e saj dhe Kylie është e bindur se ai do të ishte një baba i shkëlqyer,” shtoi i njëjti burim.

Burimi përfundon: “Njerëzit pranë tyre nuk do të habiteshin nëse shumë shpejt do të ketë një njoftim për shtatzëni. Kjo është ajo që dëshiron Kylie dhe duket se edhe ai është në të njëjtën linjë.”

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet nisën lidhjen e tyre në fillim të vitit 2023.

të fundit

Jakup Krasniqi me kollare me shqiponjë në fjalimin para trupit gjykues në Hagë (VIDEO)

Këtë të mërkurë, në paraqitjen e tij para trupit gjykues në Hagë, Jakup Krasniqi, u shfaq me një detaj simbolik…

2 minutes ago

Aurora-Elijonës për Klodin: Ky do të të lutet jashtë

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Aurora Rrusta i ka thënë Elijona Binakajt se jashtë këtij formati, Klodi do…

28 minutes ago

Kërkon zbutjen e masës, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Veliajt në Apelin e GJKKO

Më 24 shkurt, gjyqtarja Nertina Kosova, do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshim të masës…

29 minutes ago

Amendamenti i PS për pengimin e pezullimit të ministrave/ Gonzato: Të mos preket Reforma në Drejtësi, presim që të konsultohemi për këto nisma

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, komentoi nismën e mazhorancës për ndryshimet ligjore me qëllim pengimin e pezullimit…

55 minutes ago

Gjyqi nga Gjykata Speciale në Hagë, Hashim Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam plotësisht i pafajshëm

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përmbyllur fjalimin e tij para trupit gjykues, duke përsëritur pretendimin se nuk ka asnjë…

59 minutes ago

E rëndë në Librazhd/ Dyshohet se ra aksidentalisht në përrua, 49-vjeçari gjendet pa shenja jete

Këtë të mërkurë, një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në Librazhd. Sipas policisë, u gjet i…

1 hour ago